E Diel, 1 Nëntor 2026

Armend Dallku: Fitorja në Azerbajxhan? 50 për qind“Tek ju ka mundësi më të mëdha se në Shqipëri, jeni vend më i pasur, me sipërfaqe më të madhe. Tek ju janë krijuar kushte më të mira për futbollin, pra janë mundësitë më të mëdha për zhvil

-ǒmendoni për miqësoren e Shqipërisë me Azerbajxhanin?
“Mendoj se do jetë ndeshje interesante. Tifozët do shohin ndeshje të mirë. Nuk është zyrtare, por miqësore dhe nuk do të kemi presione në fushë, ndaj mund të japim më të mirën”

-Në tre ndeshjet e kaluara, Shqipëria fitoi gjithnjë. A mendoni se mund të fitojë edhe këtë, kur për herë të parë jeni miq?
“Unë i mbaj mend ato ndeshje. Dy herë kemi fituar 1-0 dhe një herë 2-1, nëse nuk gaboj. Vetëm përfundimi i 90 minutave do tregojë më të fortin. Shanset i quaj të barabarta”.

-A është i rëndësishëm rezultati i kësaj ndeshjeje për ju?
“Për të dy trajnerët, më i rëndësishëm do të jetë rezultati i ndeshjes që vjen pas kësaj. Miqësoret janë rast për të provuar lojtarë të rinj dhe skema të reja. Trajnerët mendojnë për të ardhmen, për të qenë sa më të përgatitur”.

-A keni gjurmë të freskëta kujtimesh nga ndeshja e fundit mes dy ekipeve?
“Nuk mbaj mend lojtarë të veçantë azerë, por ishte ndeshje e fortë madje ju udhëhoqët 1-0, pavarësisht se ne shënuam dy gola dhe fituam. Do të thoja se ju mungoi pak “profesionalizëm” për të fituar”.

-Çfarë dini për klubet e Azerbajxhanit?
“Kam marrë informacion nga një i afërmi im që jeton atje. Di që Nefçi dhe Interi janë dy klube të fortë. Di se futbolli tek ju po zhvillohet se ka vëmendje dhe se kjo do të japë fryte”.

-A mund ta lini Ukrainën për të luajtur në Azerbajxhan?
“Nuk mendoj për këtë. Në Ukrainë jam i suksesshëm, por ndoshta mund të ndodhë që të luaj ndonjëherë në vendin tuaj”.

-Trajnerët e dy kombëtareve janë të huaj. A mos ndoshta kjo krijon një rivalitet gjermano-holandez?
“Ky fakt ia shton interesin ndeshjes. Më parë dy ekipet tona luanin aty-aty. Tani ne luajmë më mirë dhe këtu ka rol trajneri Ari Han. Ju keni trajner Berti Fogstin. Mendoj se trajneri i huaj luan rol të madh në rritjen e nivelit të ekipit. Azerbajxhani ka mundësi më të mëdha se Shqipëria, jeni vend më i pasur, me sipërfaqe më të madhe. Tek ju janë krijuar kushte më të mira për futbollin, pra janë mundësitë më të mëdha për zhvillimin e futbollit”.

-Së fundi barazuat në Portugali. Nuk do ishte tragjedi që të humbisnit në Baku?
“Jo. Kjo është ndeshje miqësore. Ekipi juaj do luajë para tifozëve të vet dhe do ketë një faktor plus. Por ne nuk vijmë në Baku për të humbur”.

-Trajneri juaj bëri 60 vjeç.
“Po dhe fitorja në Baku do të ishte një dhuratë e mirë për të. Duam të fitojmë dhe të ngjitemi më lart në renditjen e FIFA-s”.

Përgatiti nga “apa.az”, Bledar Kuka

E Marte, 18 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›