E Diel, 1 Nëntor 2026

U-21 Maqedoni-Shqipëri, Shpresat stërviten nëpër borëTakimi miqesor do të luhet te merkuren në stadiumin e Ohrit duke filluar nga ora 13:00

Reshat Ibrahimi (Shkup, 18 nëntor) - Maqedonia dhe Shqipëria kanë bërë stërvitje nëpër borë, në fushën e futbollit “Biljanini Izvori” të Ohrit. Dy skuadrat e kanë shijuar stinën e dimrit më herët se në qytetet e tjera, por kjo nuk i ka penguar asnjërin ekip që të jenë të gatshëm për duelin e së mërkurës.

“Është një përballje mes dy rivalëve ose miqve të vejtur. Njihemi mirë mes veti, i kemi fituar ata së fundi në Vlorë por kemi humbur në Manastir, kështu që presim t’i testojmë në mënyrë sa më cilësore futbollistët tanë. Sigurisht ndeshja do të na ndihmojë shumë për takimet e radhës”, tha seleksionuesi Mirsad Jonuz. Ai ka shtuar se atmosfera në ekip është e ngrohtë dhe optimiste përkundër motit të ftohtë që po mbretëron në këtë vend.

“Në mëngjes kishte rënë borë e lehtë. Kemi bërë disa stërvitje në këto kushte, por me rëndësi është se jemi mirë, nuk kemi lëndime. Të gjithë të ftuarit do të kenë mundësi të luajnë”, tha në fund Jonuz. Edhe trajneri Artan Bushati është i kënaqur me përgatitjet që ka zhvilluar skuadra që ai drejton.

Të martën Shpresat e Shqipërisë nga hoteli “Drin” ku ishin akomoduar në Strugë kanë bërë stërvitjen e zakonshme para ndeshjes së mërkurës në qytetin e Ohrit. Takimi do të luhet duke filluar në ora 13:00.

E Marte, 18 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›