E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armenia bën shahun të detyrueshëm në shkollë

Share

Armenia ka vendosur që të bëjë shahun të detyrueshëm në shkollën fillore. Shefat e arsimit në ish- vendin sovjetik, të fiksuar pas shahut, thonë se fëmijët do e kenë pjesë të mësimit nga mosha 7-9 vjeç. Autoritetet armene thonë se mësimi i shahut në shkolla shërben për të formuar karakterin. Ministri i Arsimit tha se vendi do bëhet model në botë. Ndërkohë këto ditë në Tiranë po zhvillohet ndeshja për titull botëror në shah për femra. Kreu i federatës së shahut, Rezart Taçi po ashtu deklaroi se shahu duhet futur në shkollë, pasi kreu i federatës botërore të shahut i kishte thënë se kjo i bën fëmijët më të zgjuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›