Thirrjet anti-shqiptare në Prilep, AK: Provokim kombëtar

Aleanca “Kuq e Zi” ka reaguar sot ndaj thirrjeve anti-shqiptare në ndeshjen miqërore Maqedoni-Shqipëri që u zhvilloi ditën e djeshme në Prilep.
Në një deklaratë për shtyp, AK i cilëson thirrjet në stadiumin e Prilepit si provokim kombëtar ndërsa thekson se këto thirrje janë rraciste dhe shoviniste.
“Nacionalizmi maqedonas është primitive dhe i dhunshëm. Nuk lejojmë të poshtërohet simbolet tona. Shqipëria është kombi më I qytetëruar në rajon dhe ne jemi krenar që jemi shqiptar” thekson aleanca “Kuq e Zi”
Gjithashtu alenca i kërkon qeverisë maqedonase të distancohet nga ky racizëm që është shfaqur kundër shqiptarëve ndërsa ka kërkuar ndërshkim të turmave histerike anti-shqiptare.
Ndeshja miqësore Maqedoni-Shqipëri e cila u zhvilluar ditën e djeshme në qytetin e Prilepit është shoqëruar me fyerje dhe thirrje anti-shqiptare të tifozëve maqedonas
“Shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë”…”dhoma gazi për Shqiptarët”…”Lufta për Çlirim”….këto kanë qenë disa nga thirrjet me të cilat tifozeria maqedonase ka pritur në stadiumin e Prilepit kombëtaren e Shqipërisë.