E Shtunë, 31 Tetor 2026

Justin Bieber, një milioner pa zemër

Share

Justin Bieber është një nga njerëzit që fiton më shumë në botë, por, pavarësisht kësaj 17-vjeçari është i pandjeshëm dhe duket se nuk ka zemër. Edhe pse fiton miliona dollarë, ai nuk ka treguar asnjë dhembshuri për gjyshin e tij, që është i papunë dhe me probleme me shëndetin.

Siç bën me dije National Esquire, gjyshi i Justin jeton vetëm nga puna e së shoqes, e cila është e punësuar në një fabrikë metali. 54-vjeçari ka kërkuar ndihmë nga familjarët e tij, por askush nuk e ka çarë kokën.

E ndërsa ai kërkonte ndihmë dhe punë, Justin shëtiste dhe bënte shopping me të dashurën e tij, Selena Gomez, në aksin Berlin-Paris-Madrid.

Mediat amerikane shprehen se me Justin po përsëritet historia e Madonna-s, e cila pavarësisht milionave dollarë që ka, nuk e ndihmon të vëllanë që është i pastrehë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›