Rama akuzon Berishën dhe Metën për bashkëpunimin
Edhe një herë Rama theksoi se Berisha liroi nga burgu kriminelë për të votuar. "Dalja e kriminelëve ka qenë në funksion të fushatës elektorale të Berishës. Çdo lloj insinuate qesharake lidhur me këtë aspekt kriminal, e fajëson më shumë kryeministrin e vendit, i cili bashkë me Ilir Metën, po përgatiten për dasmën e turpit të madh politik", u shpreh Rama.
“Shteti organizoi një operacion kriminal. Kjo maskaradë nuk prodhon institucione legjitime”, theksoi Rama nga selia rozë. Kreu socialist në detyrë tha se Berisha dhe Meta bashkëpunuan midis tyre për të mbajtur pushtetin, që sipas Ramës është kriminal. Rama tha gjithashtu se kryeministri ka shkelur ligjin gjatë zgjedhjeve. Reagimi i Ramës erdhi pas konferencës së Berishës mbrëmjen e shkuar.