E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

PRISHTINË, 20 dhjetor/ATSH/ Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Lajmi është bërë i ditur nga zëvendësministri i Jashtëm Kreshnik Ahmeti në një postim në Facebook.

Ai ka thënë se njohja e pasaportave nga Armenia paraqet një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve dhe marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të të dyja vendeve.

Kujtojmë, Armenia ende nuk ka njohur Kosovën edhe 16 vjet pas shpalljes së pavarësisë.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›