Armëpushimi në Gazë-Katari: Do punojmë deri në minutën e fundit me SHBA-të

Katari ka bërë të ditur se do të punojë me administratën e presidentit amerikan Joe Biden deri në minutën e fundit për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Gazë.
Sipas drejtuesve të lartë të Katarit, me administratën e presidentit amerikan Joe Biden do të punohet “deri në minutën e fundit” përpara zgjedhjeve presidenciale për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Gazë.
“Ne nuk parashikojmë asnjë rezultat negativ të zgjedhjeve për vetë procesin e ndërmjetësimit. Ne besojmë se kemi të bëjmë me institucione dhe në një vend si Shtetet e Bashkuara, institucionet janë investuar për zgjidhjen e kësaj krize”, tha zëdhënësi Majed Al-Ansari në një konferencë për mediat.
Ndërkohë në Gazë vijon konflikti me Izraelin, ku sipas Ministrisë së Shëndetësisë 77 persona janë vrarë ose janë zhdukur pas një sulmi ajror në veri të Gazës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, spitali Kamal Adëan nuk ka pasur mjekë për të trajtuar të plagosurit, që ditët e fundit është vënë nën zjarrin Izraelit ditët e fundit.
Drejtori i spitalit Kamal Adwan, Dr. Hussam Abu Safiya, tha për CNN se “ne kemi nevojë për një korridor të sigurt që ekipet mjekësore të arrijnë sa më shpejt që të jetë e mundur. Kemi fëmijë në repartin e kujdesit intensiv që kanë nevojë për amputim.”
Zyra e mediave qeveritare e Hamasit në Gazë pretendoi se shumë nga viktimat në Beit Lahiya ishin gra dhe fëmijë.
Ndërkaq, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit nuk ka komentuar mbi objektivin e sulmit. Ushtria izraelite filloi një fushatë të përtërirë tokësore dhe ajrore në veri të Gazës në fillim të muajit.
/rtsh.al/