Armëpushimi në Siri, Juppe: Në rast dështimi do të përdorim forcën

Nëse plani i armëpushimit, për të cilin është rënë dakord më parë do të dështojë, një agresion ushtarak duhet të merret në konsideratë ndaj Sirisë, ka deklaruar përfaqësuesi francez në Këshillin e Sigurimit në OKB, Alain Juppe.
Deklarata e së mërkurës është e para në llojin e saj, pasi më parë, të gjithë përfaqësuesit e vendeve me të drejtë vetoje kishin përjashtuar në mënyrë kategorike mundësinë e një ndërhyrje të stilit libian, ndaj qeverisë së Bashar al-Assad.
“Nuk mund dhe nuk duhet të lejojë që regjimi i Damaskut të na sfidojë”, deklaroi Ministri i Jashtëm i Francës, Juppe.
Pavarësisht se qeveria dhe kryengritësit ranë dakord më parë gjatë prillit për një plan që do t`i jepte fund konfliktit, përleshjet në qytet e mëdha janë duke i marrë jetën dhjetëra sirianëve çdo ditë.
Në bazë të planit, 300 vëzhgues të OKB-së duhet të vendosen në Siri brenda dy javësh dhe sipas Juppe, nëse nga raportimet do të verifikohet se asnjë armëpushim nuk po zbatohet në terren, atëherë komuniteti ndërkombëtar do të jetë i detyruar që të marrë parasysh mundësinë e një goditjeje ndaj Sirisë.
“Nëse plani i paqes do të dështojë, atëherë duhet të kalojmë në një fazë të re, duke aktivizuar kapitullin e shtatë të marrëveshjes, e cila lejon përdorimin e forcës, nëse nuk do të ketë asnjë mënyrë tjetër për të ndaluar këtë tragjedi”theksoi ai.