E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hagë, pritet vendimi ndaj ish presidentit të Liberisë Taylor

Gjyqtarë të një gjykate për krime të luftës, e mbështetur nga Kombet e Bashkuara, pritet të marrin sot një vendim në gjyqin për ish-presidentin e Liberisë Charles Taylor, i cili akuzohet për organizimin e disa prej shkeljeve më të rënda të të drejtave të njeriut në historinë bashkëkohore të Afrikës.

Gjykata Speciale për Sierra Leonen në Hagë akuzoi zotin Taylor me 11 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, gjatë luftës civile 11-vjeçare në shtetin fqinjë Sierra Leone, e cila përfundoi në vitin 2003. Rreth gjysmë milioni njerëz u vranë për shkak të dhunës, gjatë atij konflikti.

Z. Taylor është akuzuar si përgjegjës për aktet e vrasjes, përdhunimit, terrorizmit, rekrutimit të ushtarëve fëmijë dhe skllavërimit, veprime që mendohet të jenë organizuar perj tij nga Liberia, ndërsa shërbente si president i vendit. Ai është akuzuar gjithashtu për armatosje dhe ndihmë ndaj rebelëve të Frontit të Bashkuar Revolucionar të Sierra Leones në këmbim të "diamantëve të gjakut," të nxjerrë në lindje të Sierra Leones.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›