E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romney kërcënon Presidentin Obama:Do ta marr Shtëpinë e Bardhë

Ish guvernatori i Masaçusetsit, Mitt Romney është zotuar se do ta marrë Shtëpinë e Bardhë nga presidenti aktual, Barack Obama, dhe t`i jap fund “zhgënjimit” katër vjeçar. Duke folur, pas fitoreve të arritura në pesë shtete, ai tha se një "fushatë e re" tashmë kishte filluar. "Duroni edhe pak. Një Amerikë më e mirë fillon sonte,” ka thënë pretendenti republikan për president. Romney arriti fitore në Konektikat, Delaver, Nju Jork, Pensilvani dhe Rod Ajlend. Konsiderohet se me këtë triumf, ai pothuajse praktikisht e ka siguruar nominimin. Mendohet se Romni efektivisht e ka fituar këtë garë, në momentin kur rivali i tij kryesor, Rik Santorum, u tërhoq nga gara më 10 prill. Në garë tashmë, krahas Romneyt, kanë mbetur edhe Newt Gingrch dhe Ron Pol, të cilët tashmë është krejtësisht e qartë që kanë pak shanse për sukses.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›