Armët bërthamore, detyrim për reduktim të arsenalit

189 vendet anëtare të Marrëveshjes për ndalimin e armëve bërthamore kanë rënë dakord për hapa të detajuar për çarmatosjen nukleare. Deklarata e përbashkët përfundimtare e konferencës e cila mbahet çdo pesë vjet u pranua njëzëri nga delegatët në Nju Jork. Pesë fuqitë zyrtare atomike SHBA, Rusia, Kina, Franca dhe Britania e Madhe obligohen ndër të tjera për reduktimin e shpejtë të arsenalit të tyre.
Masa të tjera duhet të kontribuojnë në kufizimin e rrezikut mbarëbotëror nuklear. Përveç kësaj pas dy vjetësh do të mbahet një konferencë e cila ka për synim krijimin e një zone të lirë bërthamore në Lindjen e Mesme. Me këtë propozim vendet arabe duan të shtojnë presionin e tyre ndaj Izraelit, që të heqë dorë nga arsenali i tij atomik. Izraeli ashtu si India dhe Pakistani nuk janë nënshkruese të Marrëveshjes për ndalimin e armëve bërthamore të vitit 1970.
Koreja e Veriut ka tërhequr nënshkrimin e saj në vitin 2003. Ndërkohë disa nga organizatat joqeveritare kanë kritikuar ashpër qëndrimin e pesë fuqive atomike në konferencë. Ruth Achedon, zëdhënëse e tyre, u shpreh pas konferencës: "Qëndrimi i pesë fuqive është një sulm ndaj të gjitha formulimeve për çarmatimin në dokumentin përfundimtar. Një sulm i organizuar dhe sistematik ndaj çarmatimit. Këto pesë vende nuk duan vendime dhe formulime konkrete, që do të përbënin ndonjë përparim të rëndësishëm në krahasim me dokumentin përfundimtar të 2000-ës".
Adela Zeza < I mëparshmi