E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armet e Skenderbeut me 20 nentor ne Shqiperi

Shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut do të mbërrijnë në Shqipëri më 20 nëntor. Këtë e bën me dije për abc neës drejtori i muzeut historik Luan Malltezi. Kështu është rënë dakord sipas Malltezit pas konsultimeve të bëra një ditë më parë mes specialistëve të muzeut mesjetar të Austrisë dhe specialistëve të palës shqiptare.

Reliket e çmuara do të ekspozohen më 27 nëntor në një ekspozitë unike dhe më të rëndësishmet thotë Malltezi. Armët e Skëndërbeut do të ekspozohen në pavionin e mesjetës për një muaj e gjysëm ato do të ekspozohen në kushte të plota të sigurisë, pasi Muzeu është i paijusr me sistem të plotë sigurie.

Kostoja e sjelljes së tyre për herë të parë në Shqipëri është 100 mijë dollarë, ndërsa ardhja e tyre në vendin tonë u mundësua nga qeveria shqiptare në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›