E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD serish akuza Rames per lidhje me kriminelin Tufa

Partia Demokratike ka akuzuar sërish sot kreun e Partisë Socialiste Edi Rama për lidhje kriminelin e liruar Skënder Tufa. Në një deklaratë ëpr mediat zëdhënësja e selisë blu Silvi Bardhi është shprehur se në funksion të Aleancës së re Rama- Tufa kryetari i Partisë Socialiste kishte urdhëruar deputetët e tij të thërrisnin me urgjencë në seancë dëgjimi Ministrin e Drejtësisë Eduard Halimi lidhur me zbatimin e ligjit për dëmshpërblimin e të përndjekurve politik nga mazhoranca aktuale.

“Në këtë seancë dëgjimi z. Halimi njohu shqiptarët me faktet se ligji shqiptar i dëmshpërblimit të martirëve të gjallë të kalvarit të egër komunist i hartuar në bashkëpunim të ngushtë me ta, përcakton normën prej 18,6 Dollarë dëmshpërblim për ditën e vuajtjes së dënimit dhe se kjo është norma më e lartë në Europë.
Zoti Halimi informoi shqiptarët se në përputhje me këtë ligj martirëve të gjallë të lirisë u janë dhënë deri sot 103 milionë dollarë dhe lek privatizimi, si dhe mbi 2 mijë e 200 apartamente banimi, 2 mijë e 751 fabrika ndërmarrje, linja prodhimi, hotele, klube e njësi të tjera shërbimi të privatizuara me çmime simbolike me lek privatizimi si dhe 71 shoqëri aksionare. Rreth 22 mijë të drejta studimi, bursa dhe tarifa studimi në universtetet e vendit”- deklaroi Bardhi.

Sipas saj Partia Socialiste 8 vjet në pushtet nuk dha as edhe një qindarkë dëmshpërblim martirëve të kalvarit të bllokmenëve hoxhistë, i spastroi ata të gjithë nga puna në shtet dhe shpërbleu me qindra milionë Lek xhelatët e tyre, Ramiz Alinë, Nexhmie Hoxhën dhe bllokmenët e tjerë hoxhistë të dënuar për genocid dhe krime kundër njerëzimit.
“Z. Halimi njohu deputetët e aleancës Rama-Tufa se viktimat e kësaj Aleance që ndodhen në çadrat e ngritura me urdhër të Edi Ramës tek studio e Kristaq Ramës kanë marrë së bashku, lek, dhe lek privatizimi 256 mijë Dollarë.
Përveç tyre ata kanë marrë apartamente banimi, së paku 240 mijë Dollarë të tjera dhe kanë privatizuar me çmime simbolike me lek privatizimi fabrika, objekte dhe toka turistike mbi 400 mijë Dollarë.
Pra në zbatim të ligjit të dëmshpërblimit të të përndjekurve politik vetëm zotrinjtë që po grevojnë në studion e Kristaq Ramës dhe deklarojnë çdo ditë se nuk kanë marrë asgjë, janë dëmshpërblyer me lek për këstin e parë dhe sipas ligjit edhe të atë të dytë me lek privatizimi dhe fabrika në linja prodhimi, objekte apo troje turistike me rreth 900 mijë Dollarë.”- vijon deklarata e PD-së.

Po kështu Bardhi u shpreh se personi me tre emra dhe me vilë luksoze në Korfuz i cili ditën që do të vendosej rekomandimi për statusin e vendit kandidat në Bruksel për Shqipërinë, me porosi do të lyente me benzinë dhe do t’i vinte flakën në rrugë para mediave të veta nje grevisti me probleme serioze mendore, ka marrë në përputhje me ligjin një apartamet 3+1 si edhe dëmshpërblimin prej 530 mijë Lekësh.
“Mirëpo deputetët e Aleancës të z. Rama me trafikantin Tufa si kurrë ndonjëherë në historinë e një seance dëgjimi të thirrur me urgjencë prej tyre, habitën shqiptarët sepse ata habitshëm mbyllën gojën, nuk bënë as gëk as mëk, nuk i bënë asnjë koment as edhe një pyetje ministrit Halimi sikur të kishin thirrur seancë heshtjeje dhe jo seancë pyetjesh.
Deputetët e Rilindjes me Tufën mbajtën këtë heshtje denigruese për ta, ndoshta se ndjeheshin të turpëruar para zgjedhësve të tyre për aleatin e ri që e menaxhonte grevën për llogari të tyre. Mundet, por pak të ngjarë ka, sepse jo një, por disa syresh janë përfolur për trafiqe me pashaportat diplomatike dhe Tufa e di se ka bashkëpunuar me ta. Ndoshta heshtja tyre dje vinte nga urrejtja klasore që neobllokmenët e rinj në krye të Partisë Socialiste kanë për martirët e gjallë të lirisë, viktima të kalvarit të egër të etërve të tyre hoxhistë.”

Partia Demokratike deklaron se përveç këstit të parë që e kanë marrë që të gjithë të perndjekurit politik, ka filluar dhe vazhdon ndarja e këstit të dytë, ndërsa garanton qytetarët shqiptarë se dëmshpërblimi i merituar dhe në përputhje me ligjin e të përndjekurve politikë do të vazhdojë deri në përfundimin e plotë të këtij procesi në afatin kohor që parashikon ligji.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›