E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armet kimike misioni i OKB ne Siri

Shefi i misionit të OKB-së për verifikimin e përdorimit të armëve kimike në Siri ka mbërritur të mërkurën në Damask, me ftesë të autoriteteve siriane.

Lajmin e bën të ditur televizioni Al Arabiya. Suedezi Ake Sellstrom ishte emëruar nga sekretari i përgjithshëm Ban Ki Moon disa muaj më parë, por regjimi i Damaskut nuk kishte dhënë vizat hyrëse për anëtarët e misionit. Sellstrom, i shoqëruar sot nga përgjegjësja e departamentit të OKB për çështjet e çarmatimit, Angela Kane, ndodhet në kryeqytetin sirian ku do të takohet me ministrin e Jashtëm Walid al Muallim, si një takim paraprak për nisjen e misionit. SiriaSiri, qyteti jetik në duart e rebelëveCameron: Të ndihmojmë opozitënSiria eksporton luftën në Turqi Regjimi sirian mohon të ketë përdorur armë kimike dhe akuzon frontin e rebelëve se i ka përdorur ato në Khan Asal, lokalitet ne perëndim të Alepos e që deri para dy ditësh ishte në duart e forcave besnike. Nga ana e tyre, eksponentët e opozitës, si ata në mërgim ashtu dhe ata në atdhe, kanë dokumentuar prej muajsh raste të ndryshme të përdorimit të armëve kimike nga ana e regjimit kundër lokaliteteve që janë rebeluar ndaj presidentit Bashar al Assad. Një ditë më parë, numri një i ushtrisë amerikane bëri një ekspoze të kostos, rreziqeve dhe përfitimeve për një ndërhyrje të mundshme ushtarake në Siri, për të zgjidhur konfliktin që po përgjak vendin. Shefi i Shtabit, gjenerali Martin Dempsey ofroi pesë opsione, duke përfshirë sulme të kufizuara dhe vendosjen e një zone ndalim-fluturimi. Por ai tha gjithashtu se përdorimi i forcës në Siri duhet të jetë “jo më pak se një akt lufte” dhe se mund t’i kushtojë Shteteve të Bashkuara miliarda dollarë. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›