E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE industria i rikthehet rritjes

Sektori i industrisë private në eurozonë i është kthyer rritjes në muajin korrik, thotë një mbikëqyrje e kryer së fundmi, që jep shpresë se zona me monedhën e përbashkët mund të dalë së shpejti nga reçesioni.

Sipas studimit të agjencisë Markit, të dhënat për korrikun ishin mbi kuotën 48.7 për qind që u regjistrua në qershor, duke shënuar kështu rritjen e radhës në 18 muajt e fundit. Eurozona është prekur nga reçesioni që prej fundit të vitit 2011. “Treguesi pozitiv për periudhën prej 1 vit e gjysmë përbën një provë inkurajuese se zona e euros më në fund mund të dalë nga reçesioni në tremujorin e katërt të vitit”, ka deklaruar Chris Kriza FinanciareG20-a mbështet planin kundër evazionitKriza europiane, BQE nuk ndryshon politikëPortugalia në krizë, zgjedhje të parakohshme? Williamson, ekonomist i agjencisë Markit. Ai vlerëson gjithashtu se rigjallërimi i ekonomisë po udhëhiqet nga prodhimi në masë të gjerë i manifakturës dhe nga shenjat e stabilizimit të sektorit të shërbimeve. Por nga ana tjetër ai paralajmëron se kuotat e punësimit vazhdojnë të bien, pavarësisht se me ritme më të ulëta se më herët gjatë vitit. Mbikëqyrja e agjencisë Markit tregon gjithashtu se sektori i manifakturës arriti rritjen më të lartë të të ardhurave që prej qershorit 2011 dhe vazhdimin e rritjes për herë të parë që prej shkurtit të vitit 2012. Ndërsa aktivitetet e sektorit të shërbimeve ranë, por rënia në fjalë ishte më e ulëta në 18 muajt e fundit dhe Markit thotë se të dhënat tregojnë shenja stabilizimi në muajt e fundit. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›