Armët kundër NATO-s, policja afgane vret këshilltarin ushtarak amerikan
Afganistan- Një police afgane ka qëlluar për vdekje një këshilltar amerikan ushtarak brenda Kabulit në selinë e policisë.
BBC-ja raporton sot se kjo besohet të jetë hera e parë që një anëtare femër e forcave të sigurisë të Afganistanit ka gjuajtur mbi një ushtar NATO-s.
Në një incident të veçantë, të paktën gjashtë policë lokal u vranë nga një tjetër oficer në veri të vendit.
Ka pasur një rritje në incidente, në të cilat anëtarë të forcave afgane të sigurisë kanë qëlluar ushtarë t1% huaj ose kolegët e tyre.
Në sulmin e së hënës në Kabul, një oficere grua në ministrinë e brendshme erdhi duke kërkuar për shefin e policisë në selinë e mirë siguruar. Këshilltari amerikan mendohet të ketë qenë duke shkuar në një restorant kur ai u qëllua me pistoletën e saj.
Sulmuesja është arrestuar. Zyrtarët thonë se ata dyshojnë se ajo ka lidhje me talibanët. Më shumë se 50 anëtarë të forcave të udhëhequra nga NATO-ja në Afganistan janë vrarë nga trupat afgane gjatë këtij viti.
Në shtator SHBA-të pezulluan trajnimet për rekrutët e policisë lokale për shkak të sulmeve të “brendshme” të tilla. Ata thanë se ishin kryer kontrolle nëse rekrutët kishin lidhje me talebanët.
Trajtnimi i forcave afgane të sigurisë është një pjesë thelbësore e strategjisë së NATO-s përpara se trupat e huaja luftarake të largohen nga vendi në vitin 2014.
Dorina Bilbili/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: