“Serbi ka vjedhur 3 notat e para te kenges “Kur bie fyelli, ciftelia” te Vace Zeles” Izaura Ndoj
Vetem pak ore pas mbylljes se Festivalit te 51-te te RTSH-se, jane hapur debate mbi kengen fituese, qe do te perfaqesoje Shqiperine ne “Eurovizion”. Kenga “Identitet” nga Sejko- Lulgjuraj, u vleresua nga juria si kenga me e mire e Festivalit te Kenges. Sipas reagimeve te shumta, kenga fituese e Festivalit te 51-te te Radiotelevizionit Shqiptar, me titull “Identitet”, duket e njejte ne nje prej motiveve te saj muzikore me nje kenge serbe, “Plavi safir”. Drejtori artistik i Festivalit, Shpetim Saraci ka reaguar mbi kete spekulim qe eshte hedhur per kengen qe do te perfaqesoje Shqiperine. “Ne si shqiptare po kontestojme per gjithcka, por e para nuk eshte e re kjo mode, gjithmone fituesi sulmohet, eshte “tabela e qitjes”. E njejta gje ndodhi me Juliana Pashen kur iku ne Eurovizion, ku na sulmuan se kemi vjedhur Britni Spears”. Sipas tij, duhet ta mbeshtesim produktin tone. “Mendoj se Bledi eshte nje nder artistet me me identitet qe kemi, eshte nje kitarist i pa ngaterrueshem, nuk kopjohet dot lehte. Ne kete kontrast nuk besoj se Bledi eshte mbeshtetur ne nota te marra lart e poshte. Nga ana tjeter, ne menyren se si eshte shkruar kenga permes tonalitet modal nuk te le dyshime. Prandaj po bej pyetjen; Mos ndoshta nuk ngjasojne kenget labe me njera - tjetren, te cilat jane ne te njejten mode? Nuk ngjasojne jaret shkodrane te cilat jane ne te njejten mode? Sigurisht qe edhe kenga e Bledit ka nje rruge te caktuar ku edhe mund te gjesh “ngjashmeri”, por nuk behet fjale per plagjiature dhe kopjime”, - shprehet Saraci. I indinjuar nga ky fakt, Bledar Sejko, ka zgjedhur rrjetin social “Facebook”, per te reaguar ne lidhje me keto spekulime, qe jane ngritur pa te drejte per kengen fituese te ketij edicioni. “Jam jashtezakonisht i lumtur, qe pas shume vitesh ne muzike vleresohem per here te pare me cmim te pare. Pjesemarrja ime si konkurrent ne Festivalin e madh, per here te fundit ka qene ne 1992 me “Thunder Eay” “Legjenda e Heroit”, ku na vleresuan me vendin e fundit. Mendoj se i detyrohem dhe asaj pjese te publikut, qe nuk ka pelqyer kengen, ose mendon qe ate e kam vjedhur! Qe te bej disa sqarime, jo per te vendosur nderin tim ne vend si muzikant, por sepse mendoj, qe puna nuk mbaroi me Festivalin pasi tani na pret edhe nje beteje tjeter, “Eurosong-u”, ku do te na duhet ndihma e te gjithe shqiptareve”, - shprehet Sejko. Sipas tij, keto spekulime qe jane hedhur per plagjiature, nuk jane te verteta, per me teper nuk i bejne mire qellimit te perbashket qe kemi per “Eurovizion”, duke treguar motivet, se ku eshte bazuar per te realizuar kete kenge. “Per motivet e kenges, jam mbeshtetur ne folklorin shqiptar dhe me saktesisht ne ate te valleve te Tropojes, valleve Came dhe disa krahinave te Jugut, gje qe duket qarte nga prezenca e lodrave (daulleve), ciftelise zevendesuar me kitaren, isos se jugut zevendesuar me sektorin e violinave, dhe thirrjet e veriut “hej” pershtatur per korin”. Kenga e kompozitorit serb, “Plavi safir”, sipas kompozitorit Bledar Sejko, ka kopjuar tre notat e para te kenges “Kur bie fyelli, ciftelia”, e kenduar nga Vace Zela. “Kam degjuar kengen serbe, te cilen disa shqiptare po publikojne “Plavi safir” 1988 dhe ju them se nga njohurite e mia si kompozitor; kenga ka nje intro, nje strofe, nje bridge, nje refren dhe nje mbyllje. Ndersa, kenga ime, nuk ka asnje nga keto komponente te ngjashme me kete kenge, pervec 3 notave te intros, te cilat me kombinim perserisin njera-tjetren, ose me sakte keta shqiptare duhet te thonin, qe kompozitori serb ka vjedhur 3 notat e para te kenges “Kur bie fyelli, ciftelia”, te kenduar nga kengetarja jone e madhe, Vace Zela”, - pohon me tej Sejko. Duke e vene theksin tek beteja, qe i pret dhe garen e madhe, Sejko rrefen, se Shqiperia duhet te perfaqesohet me dinjitet ne Eurovizion.
Ani Cuedari me kenge te vjedhur, perjashtohet per plagjiature
Nata e trete e Festivalit, filloi me nje lajm tjeter te bujshem. U perjashtua nga Festivali i 51-te ne RTSH, kenga e kompozitorit Arion Muka, interpretuar nga Ani Cuedari. Pas nje shkrese nga drejtori artistik i Festivalit, Shpetim Saraci ku denoncohej plagjiatura, juria e perbere nga shtate anetare, pasi degjoi dy variantet, vendosi qe kenga te perjashtohet nga finalja. Pas ketij perjashtimi, juria vendosi qe ne finale te prezantoheshin 17 kenge nga 18 te parashikuara, pa e zevendesuar ate me asnje konkurrent te mbetur jashte. “Me ler nje enderr”, sipas verifikimeve, qe behen lehtesisht edhe ne “YouTube”, eshte kopjuar nga kengetarja J-Min nga Koreja Jugut.
Ani Cuedari me kenge te vjedhur, perjashtohet per plagjiature
Nata e trete e Festivalit, filloi me nje lajm tjeter te bujshem. U perjashtua nga Festivali i 51-te ne RTSH, kenga e kompozitorit Arion Muka, interpretuar nga Ani Cuedari. Pas nje shkrese nga drejtori artistik i Festivalit, Shpetim Saraci ku denoncohej plagjiatura, juria e perbere nga shtate anetare, pasi degjoi dy variantet, vendosi qe kenga te perjashtohet nga finalja. Pas ketij perjashtimi, juria vendosi qe ne finale te prezantoheshin 17 kenge nga 18 te parashikuara, pa e zevendesuar ate me asnje konkurrent te mbetur jashte. “Me ler nje enderr”, sipas verifikimeve, qe behen lehtesisht edhe ne “YouTube”, eshte kopjuar nga kengetarja J-Min nga Koreja Jugut.