E Diel, 1 Nëntor 2026

“100 vjet muzike”, rikthen kenget fituese ne historine e festivaleve Izaura Ndoj

Kenget fituese ne historine e festivaleve te muzikes shqiptare, ishte kryefjala mbremjen e se shtunes ne superspektaklin “100 vjet muzike”. Ashtu si cdo te shtune edhe kete radhe teatri “Klan”, riktheu ne skene emra te afirmuar, fitues te cmimeve te para ne eventet muzikore, te cilet interpretuan kenget me te famshme, qe kane lene gjurme ne muziken shqiptare. Nen prezantimin e mjeshtrit Pandi Laco, kjo mbremje rezervoi per publikun emocion dhe spektakel mes zerave me te mire, te kenges shqiptare.

Mes emrave dhe hiteve

Motrat Libohova si asnjehere tjeter risollen emocionet me kenget, qe kane fituar disa trofe ne festivale te ndryshme, ne skenen e teatrit te Tv Klan, pas nje rrugetimi shekullor. Nderkaq, mes fituesve te cmimeve te para, te pranishem ishin edhe fituesit e kenges magjike, Redon Makashi dhe Alban Skenderaj, te cilet interpretuan hitet me te mira gjate dy dekadave te fundit. Spektakli “100 vjet muzike”, ngjiti ne skene edhe dy kengetaret Anjeza Shahinin dhe Kejsi Tolen, fitueset e festivaleve te fundvitit, te cilat kane perfaqesuar denjesisht Shqiperine ne Eurovizion, duke na ngjitur mes zerave me te mire te Festivalit Evropian.

Talentet e “X Factor” dhe “Gjeniut te vogel”

E shtuna ne teatrin “Klan”, nuk solli vetem zerat qe kane bere histori, por programi iu rezervoi nje hapesire edhe fituesve te “Gjeniut te vogel” dhe “X Factor Albania”, produksione keto te Televizionit Kombetar Klan. Krusita Stafa, fituesja e edicionit te fundit te “Gjeniut”, dhuroi nje performance mbreselenese me interpretimin e kenges fituese te Elsa Liles, “Pyes lotin”. Ndersa, pjesa e dyte e spektaklit, iu kushtua edhe fituesve te “X Factor Albania”, te cilet interpretuan melodite e pavdekshme te muzikes se festivaleve, duke shuar nostalgjine e teleshikuesve te televizionit Klan dhe Klan HD.

“100 vjet muzike”, nje manifestim i kenges shqiptare

“100 vjet muzike” eshte nje manifestim i kenges shqiptare ne menyre te vecante, por edhe i artit shqiptar ne pergjithesi. Ky event, me nje formule te vecante ku ka rikthyer kenget me te famshme shqiptare, por edhe muzika e nje shekulli, sic kane qene kolonat zanore te filmave, deri tek krijimtaria serioze e autoreve me te famshem shqiptare. Sigurisht, qe boshtin e ketij spektakli, e kane perbere kenget me te famshme, me te dashura per publikun, me te kenduarat, dhe ketu behet fjale per fillimet e muzikes se kultivuar (ose te krijuar, sic quhet ndryshe) – me repertorin e Korit “Lira” te Korces, me kompozimet e Thoma Nasit, Spiro Ilos, e me pas autoreve te jares shkodrane, qe nga Palok Kurti, Ramadan Sokolit e duke mberritur deri ne ditet tona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›