Arminia dhe Herta ndahen në barazin 1-1 (video)
Ndeshja e parë e javës së 19-të në Bundesligë, Arminia Bielefeld-Herta Berlin është ndarë në barazim 1-1. Me këtë pikë skuadra e Hertës ngjitet përkohësisht e vetme në vendin e dytë me 37 pikë, duke pritur sot ndeshjet e Hamburgut dhe Bejernit të Mynihut. Hamburgu do të luajë në transfertë me Karlsruhen, ndërsa Bajerni do të presë Borusian e Dortmundit në “Alianc Arena”. Arminia ngjitet në kuotën e 18 pikëve duke mbajtur vendin e 14-të.
Në përballjen e mbrëmshme Herta ishte e para që kaloi në avantazh me anë të Voronin në minutën e 14-të. Në minutën e 41-të Arminia barazon me anë të Wichniarek, i cili shënoi një gol të shkëlqyer me kokë. Golin e fantastik të Arminias do të keni mundësinë ta shihni edhe në video.