E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali dhe Sevilja nisin javën e 22-të në Spanjë (video)

Reali i Madridit do të luajë sonte në “Bernabeu” me Rasing Santanderin për javën e 22-të të kampionatit spanjoll. Madrilenët janë të vetmit që po ruajnë hapin e Barcelonës, e cila është e shkëputur me 12 pikë. Santanderi ndodhet në vendin e 10-të me 28 pikë. Në ndeshjen e parë Reali ka fituar me rezultatin e pastër 2-0. Ndeshje do të luhet sonte në orën 20:00.

Ndeshja tjetër e ditës së sotmë është ajo mes Seviljas dhe Real Betisit. Sevilja ndodhet në vendin e tretë me 38 pikë, 18 më pak se Barcelona. Betisi ndodhet pranë zonës së ftohtë, në vendin e 16-të me 22 pikë. Derbi Sevilja-Betis do të luhet në orën 22:00.

Në video është ndeshja e fazës së parë mes Rasing Santanderit dhe Realit të Madridit e perfunduar 0-2.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›