E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armiq te hershem. Letra e Edi Rames per Sali Berishen ne nentor 94

Kjo leter qe Edi Rama i dergon Sali Berishes kur ky i fundit ishte president i perket periudhes post-zgjedhjeve per referendumin e projekt-kushtetutes ne nentor te 1994 ku politikisht Berisha pesoi nje humbje shokuese dy vjet pasi kishte ardhur ne pushtet me nje vote plebishitare sic ishte ajo e 22 marsit te 92.

Prej kesaj letre fare mire mund te kuptohet se ku ndahen keto dy figura te politikes aktuale se cbote vertet cbote perfaqesojne ata dhe se rivaliteti mes tyre qe ne fillesat e veta nuk ka qene thjesht per pushtet. Berisha e di mire kete ndaj dhe perpiqet ta tkurr dimensionin e kundershtarit te tij tek etja per nje karrige kryeministri. Por jo.

Me Edi Ramen hesapet jane ndryshe. Ato tejkalojne postet pozitat iki une qe te vish ti e te tjera meskinitete te ketij lloji. Sepse Berisha po aq sa ka shpallur armik cdo kundershtar te tij ne skalionet e politikes armikun me te madh ne fakt ka pasur Edi Ramen edhe kur ky nuk ka qene pjese e skalioneve.

Pse Mjaft te lexohet kjo leter me gjithe cpermban ne rreshta e mes tyre per te kuptuar se cfare i ndan keto dy njerez dhe akoma me shume se si kuptohet e perjetohet Shqiperia dhe shqiptari ne post-komunizem tek secili prej tyre...


Leter Presidentit S.Berisha
Edi Rama / Nentor 2004

...pasi e kane kundershtuar projektin e nje Kushtetute Bunker per presidentin shqiptaret gjenden ne nje udhekryq shume te rrezikshem e nese Juve dhe Partise qe Ju drejtoni do tju mungoje vullneti i nevojshem per te reflektuar mbi arsyet e verteta te deshtimit te projektit shume shpejt te gjithe ne mund te jemi deshmitare te nje Katastrofe Politike e cila pervec Jush dhe Partise Suaj do te shkaterronte dhe vete endrren e demokracise....

...vota kunder projektit te Kushtetutes nuk eshte aspak nje vote nostalgjie per te vjetren sic eshte shkruar krejt ne menyre te siperfaqshme edhe ne disa gazeta te huaja. Vota kunder projektit te Kushtetutes nuk eshte as nje vote kunder struktures apo disa neneve absurde te ketij projekti te cilin jam i sigurt se 99 e shqiptareve perfshi ketu edhe ideologet e Partise Suaj nuk e kane lexuar fare.

Vota kunder projektit te Kushtetutes nuk eshte as vote pro platformes se opozites Socialiste. ...VOTA KUNDR PROJEKTIT T KUSHTETUTS SHT NJ VOT PROTESTE KUNDR SALI BERISHS ZOTI PRESIDENT Vota kunder projektit te Kushtetutes eshte nje vote proteste kunder Partisese Sali Berishes kunder Televizionit te Sali Berishes kunder gazetave te Sali Berishes kunder Qeverise se Sali Berishes kunder Gjyqeve te Kafeve te Sali Berishes kunder Sigurimit te Sali Berishes kunder intelektualeve rekrute te Sali Berishes kunder Presidentit kosovar te Sali Berishes kunder Pleqve Sklerotike te komunizmit shkencor dhe Sazexhinjve te Lidhjes se Shkrimtareve te Sali Berishes kunder Kanunit te ciftelive te Sali Berishes kunder aksionit enverist te demokratcikeve te Sali Berishes per te nxjerre deri dhe ciliminjte neper sheshet e luginat e mitingjeve bile nuk do ta ekzagjeroja aspak Zoti President sikur tJu thosha se vota kunder projektit te Kushtetutes ishte nje vote proteste edhe kunder vete zerit te ngjirur te Sali Berishes ...

shte e vertete qe kompleksi shqiptar ashtu si cdo kompleks kombetar ka konstante qe gjenden ne epoka te ndryshme te historise dhe ne shqiptaret kemi njefare terheqje kah brutaliteti kah kundershtimi apriori kah pozicionet asgjesuese ashtu sic nuk ka dyshim qe deformacionet e renda ne evolucionin politik dhe ne sistemin e vlerave te cilat aq shume kane rene ne sy ne keto vite lirie i kane rrenjet thelle ne te kaluaren dhe ne karakterin e shqiptarit dhe qe nje fat i ngjashem historik nuk do te kishte provokuar te njejtat reagime tek popujt e tjere.... Por tashme nuk eshte fjala per te ditur nese respekti per dhunen brutaliteti kokefortesia femijerore jane konstante te karakterit shqiptar sepse sidoqofte keto tipare gjenden dhe tek popujt e tjere problemi eshte te ngreme pyetjen se a eshte dhe paaftesia e shqiptareve per te pervetesuar principin baze te jetes shoqerore europiane Dialogun nje konstante e karakterit shqiptar

...Me aq sa me lejon vendi do te trajtoj ketu nje fenomen te vecante i cili fillon te shfaqet pas vdekjes se gjeneralit Enver Hoxha pikerisht atehere kur komunizmi shqiptar filloi te humbte prestigjin e tij derisa me 1989 ky prestigj u zhbe krejt duke lene trashegim reflekset e kushtezuara te Frikes. Pergjate ketyre viteve ne menyre gati-gati te shurdhet dalengadale filloi te shtrihej e zgjerohej ndjenja e trembur e nje solidariteti mes njerezish te shkelur keqas ne personalitetin dhe individualitetin e tyre e paralelisht shpirtra te hapur karshi neurozave dhe histerise filluan te shfaqen per tu bere te panumert ne jeten
politike te vendit pas dhjetorit 90 ku gjendja e qendrueshme gjysmeshekullore e Frikes Kolektive u transformua ne Histeri Politike...

...Sic e tregon me se miri edhe eksperienca jone e deriketushme kjo histeri e madhe politike e cila pllakosi vendin duke perfshire krejt shoqerine e dale nga trauma e gjate karakterizohet nga paaftesia per zgjidhjen e problemeve qe nxjerr liria nga paqartesia apo hipertrofia ne vleresimin e vetvetes nga reagimet jorealiste dhe krejt te disproporcionuara ndaj botes perreth. Te gjithe individet qe kontribuojne ne clirimin e manifestimeve histerike te shoqerise qofte permes aksionit politik te drejtperdrejte qofte permes aderimit te tyre ne doktrina te ndryshme politike nuk jane domosdoshmerisht politikane profesioniste dhe pozicionimi i tyre politik nuk eshte vecse nje aspekt i psikikes se tyre te renduar.

E pa fare dyshimi Histeria Politike sekretoi ne Shqiperine postkomuniste nje lloj individi qorr te kufizuar dhe kokederr te zellshem per ti besuar iluzioneve te marra te histerise dhe per ti perhapur ato ajo polli nje grup perfituesish te cilet duke notuar mbi dallget e ngritura nga era histerike e Antikomunizmit Vulgar jetojne boll mire natyrisht nuk mungoi dhe zulma e torturuesve dhe gangstereve qe e fshehur nen qeleshen e gavroshit te demokracise shqiptare u lidh pas kerthizes se pushtetit.

...Nje shoqeri e ekuilibruar edhe pse perfshihet ndonjehere ne manifestime te dhunshme te te gjitha kategorive arrin me ne fund ne zgjidhjen e problemeve sepse histeria nuk eshte tjeter vecse nje bunker per tiu shmangur konfrontimit me problemet e jo vetem i shpeton histerise por del me e forte nga kalvari i mundimeve te saj sepse pasi i ka kerkuar shkaqet e verteta te se keqes qe e ka mberthyer nxjerr konkluzionet duron ate qe e njeh si te paevitueshme merre pergjegjesine per ate qe e pranon hapur si deshtimin e saj kerkon sadisfaksionin moral tek padrejtesite qe i jane bere dorezohet perpara asaj cka nuk e ndryshon dot heq dore nga iluzionet e parealizueshme fikson dhe permbush detyrat e saj.

Por krejt e kunderta ndodhi ne Shqiperi karakteri i pamase dhe i paparashikuar i shkaterrimit ne te gjitha kuptimet ndjenja dominante qe vuajtjet tona ishin te pamerituara te padrejta cnjerezore problemet e renda qe shfaqen radhazi papjekuria...

...Duke u rikthyer te referendumi i 6 nentorit duhet te besoni Zoti President se pergjigja negative ndaj projektit te Kushtetutes qe Ju paraqitet dhe propaganduat nen zhurmen e daulleve dhe ciftelive duke humbur cdo sens mase eshte perpjekja instiktive e shoqerise per tu ngritur nga lengata e Paralizes Politike eshte shenja e pare qe shoqeria kerkon te reagoje eshte tentative per tu zgjuar nga endrra me sy hapur e integrimit te shpejte europian eshte perpjekja per te ardhur ne vete e per te mos besuar me ne Abrakadabrat e Partise Demokratike eshte Momenti Historik kur Histeria Politike eshte perplasur me Kokefortesine e Fakteve te cilat jane perhere me rezistente sesa formulat magjike apo iluzionet.

Pas kesaj perplasjeje mund te vije zhdehja dhe sherimi te cilen e uroj me gjithe shpirt edhe per Jum ose nje tjeter histeri edhe me e keqe se kjo e deriketushmja frika e tmerrshme ndaj se ciles ishte edhe motivimi im per tJu shkruar kete leter. ...



...Duke humbur mbeshtetjen popullore Ju Zoti President keni pasur shansin e madh te humbisni edhe mundesine per te absurdizuar pushtetin Tuaj personal por nese pikerisht tani Ju nuk do te kerkoni ta rifitoni ate mbeshtetje duke kerkuar permes Dialogut dhe Tolerances zbutjen e qindra-mijera shpirtrave te trazuar atehere shoqeria shqiptare rrezikon te mbetet e paralizuar dhe te mos arrije dot te perfitoje nga Neveria qe ka krijuar per Pushtetin Personal por perkundrazi te kerkoje qorrazi rrezimin Tuaj e pastaj te gjeje pas Jush ndonje dore dhe me te forte e cila do ta zhyste deshiren per demokraci akoma me thelle ne Balten e Demagogjise dhe te shkeljes se te Drejtave te Njeriut.

Zoti President
Revolta e studenteve kunder sistemit totalitar ishte revolte kunder Genjeshtres kunder Dhunes kunder Pisllekut ishte revolta e Individit qe mundi Friken ndersa vota kunder projektit te Kushtetutes ishte verdikti kunder Nostalgjise per friken. Midis Diktatures Zemergjere te Partise Suaj dhe Lirise shqiptaret zgjodhen rrugen e veshtire rrugen e Ankthit te Individualitetit te Pergjegjesise tek e cila eshte e misheruar Liria e vetmja rruge e drejte per ne dyert e Shtepise se Perbashket Europiane.

Me perjashtmin te atyre katerqind e kusur intelektualeve te nderuar qe nuk bejne dot pa dashurine Tuaj dhe te Partise Suaj shqiptaret nuk duan nje Dore te Forte por nje Republike shoqerisht te Drejte ne te cilen Individi nuk do te kete frike te jete i ndryshem ne te cilen nuk do te vijne duke u shtuar vuajtjet e te vuajturve e pleqve e femijeve nje Republike qe do te vigjiloje me kujdes kunder Krimit dhe Korrupsionit nje Republike qe do te ekzaltoje vlerat morale dhe shpirtin krijues te Njeriut te Lire. Shqiptaret e kane kuptuar qe asnje Kushtetute e shkelqyer nuk eshte ne vetvete nje Shtet i se Drejtes sepse garancia themelore e ketij shtetit eshte mjedisi demokratik ku e Drejta misherohet Ndergjegjja Demokratike ne funksion te se ciles jane kultura qytetare e lidershipi politik mencuria e tij politike sensi i tij i drejtesise paanshmeria e tij aksioni i tij i matur politik.

Ju dhe Partia Juaj Zoti President nuk keni dhene ende asnje garanci qe perbejne themelin e asaj cka te gjithe se bashku duam e duhet te ngreme nje demokraci dhe nje Shtet Juridik.
Sovrani e dha verdiktin dhe tani eshte radha Juaj ta respektoni ate ne te gjithe domethenien e vet eshte radha Juaj te qendroni perballe Realitetit te degjoni apelin e kohes te kuptoni ekzigjencat e momentit te respektoni pershpejtimin e ritmit te shqiptareve nevojen e tyre urgjente per drejtesi dhe informacion te lire. Nuk eshte ende vone...



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›