Policia dhunon 7 simpatizante te PS Na qelloi oficeri Brecani
TIRAN - Drejtoria e Policise Tirane ka shoqeruar ne ambientet e saj 9 simpatizante te PS. Sipas policise personat e arrestuar kane qene pjesmarres gjate konfliktit qe ndodhi mbremjen e djeshme ne ambientet e Qendres Kristal ku mbeti i plagosur shtetasi Ali Doci simpatizant i PS.
Deputetja socialiste Eglantina Gjermeni ka reaguar menjehere per arrestimin e simpatizanteve te PS nga ana e policise se Tiranes duke e quajtur te padrejte nderkohe ka bere me dije se PS i eshte drejtuar Avokatit te Popullit pasi simpatizantet e liruar jane dhunuar nga ana e policise.
8 prej tyre jane liruar pas insistimit te PS sepse u tejkaluan afatet ligjore nderkohe qe se paku nje mbahej ende ne polici deri mbreme ne mesnate.
Ne kemi kontaktuar edhe me Avokatin e Popullit pasi 7 te liruarit jane keqtrajtuar nga ana e policise- ka deklaruar deputetja e PS mreme para Drejtorise se Policise.
Policia nuk ka ndonje sqarim per dy simpatizantet qe mbahen brenda nderkohe qe kundrejt tyre pritet te kete mase arresti me paraburgim. Vete te liruarit kane deshmuar se jane goditur brenda policise nga nje officer me mbiemrin Brecani.
Per plagosjen e simpatizantit te PS te henen pasdite u arrestua Arber Ristani 20 vjec banues ne Tirane. Po dje kreu i PS-se Edi Rama ka vizituar ne spital te riun e plagosur ne aktivitetin e djeshem tek Komuna e Parisit