E Shtunë, 31 Tetor 2026

Himenez drejt Premier Ligës

Milano - Luis Himenez përveçse në Itali, ka shumë kërkesa edhe nga kampionati anglez. Pas Parmës e Sampdorias në Itali e Uest Hamit të Zolës në Angli, bëhet e ditur se ekipi anglez i Totenhamit po mundohet të marrë lojtarin kilen të Interit.

Këtë lajm e bën të ditur e përditshmja angleze The Sun sipas së cilës fantazisti 23 vjeçar kërkohet me ngulm nga Totenhami në përpjekje të përforcimit të mesfushës.

Ndërsa Daily Mail, tregon se krahas Himenezit, Totenham po mendon si alternativë për argjentinasin Maksi Rodriguez të Atletikos së Madridit dhe turkun Arda Turan të Gallatasarajit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›