Arne Slot akuzon Trent Aleksandër Arnold se nuk ka dhënë maksimumin në stërvitje

Ditët e fundit si “Reds” janë kthyer në një makth të vërtetë për Trent Aleksandër Arnold. Së fundmi thuhet se mbrojtësi që i është premtuar Realit të Madridit nuk ka kundër vetëm tifozët, të cilët në “Anfield Road” e kanë vërshëllyer.
Sipas tabloidëve në Angli kundër Arnold është rreshtuar edhe trajneri i Liverpulit, Arne Slot. Tekniku holandez ka akuzuar 25-vjeçarin se që në momentin që vendosi t’i bashkohej Realit të Madridit “nuk është impenjuar sa duhet në stërvitje”.