Euro U-17 në RTSH/ Sot ndeshjet e fundit të Grupit A

Në Europianin e moshave deri në 17 vjeç, kompeticion që po mbahet në Shqipëri, nis sot faza më decizive. Në Grupin A luhen sot në të njëtën orë (20:30) dy takimet, të cilat do të vijnë për publikun shqiptar në ekranin e RTSH.
Në “Elbasan Arena” Shqipëria e Tedeskos do të luajë ndeshjen e tretë përballë Francës. Në dy takimet e para kuqezinjtë kanë pësuar dy humbje me shifrat 4-0 përballë Portugalisë dhe Gjermanisë dhe sot luajnë sa për statistika pasi i kanë dhënë lamtumirën turneut.
Ndërsa në “Arenën Kombëtare”, Portugalia ndeshet me Gjermaninë me dy nga tre rezultatet në favorin e saj. Siç dihet ekipi luzitan kryeson Grupin A me katër pikë ndërsa Gjermania mban vendin e tretë me 3 pikë.