E Diel, 1 Nëntor 2026

Arratia zgjat më pak se 24 orë, Vlora Hyseni dorëzohet në pikën kufitare të Morinës

Arratia e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka zgjatur më pak se 24 orë. Hyseni është ndaluar në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, në pikën kufitare të Morinës.

Sipas informacioneve të para, Hyseni nuk kishte një urdhër-arresti në Kosovë dhe është dorëzuar te autoritetet shqiptare në momentin e kalimit të kufirit në Vërmicë drejt Shqipërisë.

Ndalimi i saj vjen pas masës së sigurisë “arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Posaçme, në kuadër të hetimeve të SPAK për procedimin penal nr. 20/1 të vitit 2025.

SPAK ka kërkuar masën ndaj Hysenit, e cila përveç “arrestit në shtëpi” përfshin edhe pezullimin e ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik.

Hyseni po hetohet për veprat penale të parashikuara nga nenet 302/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›