Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar shkarkimin e Vlora Hysenit nga detyra e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit.
Vendimi vjen pas masës së sigurisë “arrest në shtëpi” të caktuar ndaj Hysenit nga Gjykata e Posaçme, në kuadër të hetimeve të SPAK.
Shkarkimi i Hysenit vjen pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama nga Nju Jorku se lirimi i saj nga detyra do të ishte i menjëhershëm dhe se, pas kthimit në Tiranë, do të konsultohej me Presidentin për zgjedhjen e drejtuesit të ri të SHISH.a.b