E Diel, 1 Nëntor 2026

Arratisen 17 persona nga një burg irakian

Të paktën 17 persona të cilët ishin në paraburgim janë arratisur nga një burg në një qytet verior të Irakut.
 

Zëdhënësi i Policisë në Kirkuk Sarhat Kadir tha se 10 nga të arratisurit nga qendra e paraburgimit e Ministrisë së Brendshme ishin të burgosur që kishin lidhje me Al- Kaidën.
 

Kadir tha se të arrestuarit kishin arratisur nga një dritare e vogël duke përdorur litarë të bërë nga batanijet. Policia ka filluar kërkimet për kapjen e tyre.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›