E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksike refuzohet lirimi i francezes Cassez

Gjykata e lartë meksikane ka deklaruar se gruaja franceze e burgosur me 60 vjet për rrëmbim nuk mund të lirohet menjëherë.
Por gjykata ka lejuar mundësinë e një rigjykim të Florenze Cassez, 37 vjeçe duke thënë se ka pasur shkelje në këtë çështje.
Cassez u arrestua në vitin 2005 në një fermë pranë Mexico City, ku mbaheshin disa persona të rrëmbyer, gjë që është mohuuar nga ajo. Qeveria franceze thotë se i vjen keq vendimin e gjykatës.
Rishikimi i çështjes është kërkuar nga gjykatësi Arturo Zalvidar, i cili tha se zonjës Cassez iu mohuan disa të drejta.
Në një mocion të paraqitur neë gjykatë, gjykatësi tha se policia shkeli të drejtat e saj duke mos njoftuar konsullatën franceze dhe dështoi për ta paraqitur atë në zyrat e hetimit.
Gjykatësi tha se parregullsitë përfshijnë dhe faktin se policia meksikane bëri që zonja Cassez të jetë pjesë e një skene televizive gjatë bastisjes së shtëpisë së saj.
Gjykata pranoi që ka patur abuzime pas arrestimit të saj, duke lënë të hapur mundësinë që çështja mund të rihapet.
Florence Cassez ka thënë se lidhja e saj e vetme me çështjen në fjalë është se ajo ishte e dashura e një prej rrëmbyesve.
Çështja ka shtuar edhe me shumë tensionet mes Francës dhe Meksikës. Në Francë, Cassez konsiderohet viktimë e dështimit të drejtësisë meksikane.
Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, ka vënë në pikëpyetje dënimin e saj dhe ka bërë thirrje për lirim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›