E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet në Lushnje treni i linjës Vlorë-Tiranë

Bllokohet në Lushnje treni i linjës Vlorë-Tiranë. Sipas informacioneve bllokimi i trenit është bërë në fshatin Zhamë si pasojë e mungesës së shinave në hekurudhë.
 

Mësohet se hekurudhës i janë hequr pllakat metalike mbështetëse me një gjatësi prej 2 km ndërsa dyshohet se ato janë vjedhur gjatë natës për tu shitur për skrap.
 

Kriza disavjeçare që ka goditur sistemin hekurudhor të transportit, e ka prekur edhe heqja e bulonave dhe pjesëve të ndryshme metalike të shinave për t`i shitur si skrap në tregun e hekurishteve.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›