E Diel, 1 Nëntor 2026

“Arratisen” ekipet shqiptareThuajse të gjitha ekipet e Kategorisë Superiore do të “arratisen” gjatë pauzës dimërore të kampionatit, ku destinacionet janë Turqia, Maqedonia e Mali i Zi

Larg Shqipërisë. Atje ku kushtet janë më të mira. Thuajse të gjitha ekipet e Kategorisë Superiore do të “arratisen” gjatë pauzës dimërore të kampionatit përpara rifillimit të kampionatit, më 31 janar 2008 (java 18). Destinacionet janë Turqia, Maqedonia e Mali i Zi.  

MALI I ZI

VLLAZNIA – Kryesuesit e kampionatit (pas 17 javëve të para) do ta kryejnë fazën përgatitore në Ulqin të Malit të Zi, nga data 9 deri 24 janar.

BESA - Faza përgatitore e Besës do të zhvillohet në Malin e Zi. Presidenti Nexhat Bizhdili ka premtuar katër emra të rinj për merkaton e janarit, dy mbrojtës, një mesfushor e një sulmues.

TEUTA - Edhe Teuta e presidentit Edmond Hasenbelliu e trajnerit Sulejman Starova do të zhvillojë pjesën e dytë të fazës përgatitore dimërore në Ulqin të Malit të Zi (13-26 janar).

FLAMURTARI - Skuadra e Emdond Licaj – e mbylli pjesën e parë të sezonit në vendin e shtatë, 23 pikë – do të kryejë fazën përgatitore në Ulqin (10-20 janar).

TURQI

TIRANA – 23-herë kampionët nisën stërvitjet dimërore, ndërkohë që faza përgatitore do të zhvillohet në Kemer të Turqisë (10-24 janar), ku është parashikuar edhe një miqësore me Fenerbahçen

DINAMO - Faza përgatitore e Dinamos do të zhvillohet në Turqi, duke filluar nga data 12 janar. Gjatë dy javëve të qëndrimit në Antalia, Dinamo ka planifikuar zhvillimin  e tre ndeshjeve miqësore.

MAQEDONI

ELBASANI - Minifaza përgatitore do të zhvillohet në Maqedoni. Bashkia e qytetit ka dhënë 400 mijë dollarë për vitin 2009. Likuidimet e futbollistëve dhe stafit do të bëhet brenda dy javëve të para të janarit.

E Hene, 05 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›