Arratiset nga burgu vellai i vrasesit te kol. Arben Zylyftarit

I denuari Admir Tafili eshte arratisur sot pasi la qeline me leje dalje nga autoritetet e burgut te Shen Kollit.
Vellezerit Admir dhe Genci Tafili te denuar me nga 25 dhe 20 vjet burg per plagosje dhe vrasje policesh ne rrethana te paqarta siguruan leje per nje vizite ne shtepi ne lagjen Ahmet Haxhia ne Shkoder por prej Admir Tafili eshte arratisur. Ne momentin e arratisjes ne banese ndodhej edhe i vellai Genci por ky i fundit nuk eshte larguar.
Permes nje deklarate per mediat Drejtoria e Burgjeve sqaron se i denuari me 20 vjet heqje lirie ka mundur te arratiset nga dhoma e gjumit ku po qendronte bashke me bashkeshorten.
Leja do te kryhej ne daten 02.10.2010 nga ora 09.00 deri ne oren 18.00 nen shoqerimin e forcave te policise te I.E.V.Penale Lezhe.Ne daten 02.10.2010 eshte bere shoqerimi i dy te denuarve per ne familjen e tyre. Ne oren 11.30 te denuarit kane mberritur ne familjen e tyre dhe rreth ores 15.10 nga forcat e policise qe po e shoqeronin eshte konstatuar se i denuari Admir Tafili eshte larguar nga nga banesa e tij nepermjet dhomes se gjumit ku po qendronte bashke me bashkeshorten thuhet ne deklaraten e Drejtorise se Burgjeve.
E paqarte sesi i arratisuri i ka shpetuar kontrollit te policise qe ruante banesen dhe me e paqarte akoma eshte se si kane siguruar leje dy persona te njohur per rrezikshmerine qe paraqisnin.
Admir Tafili akuzohet per plagosjen e ish-shefit te krimeve ne Malesine e Madhe Prele Pjetrushin ne vitin 2001 dhe ndodhej ne qeli prej korrikut 2002.
Genc Tafili eshte denuar me 25 vite burg per vrasjen e ish drejtorit te policise se Shkodres Arben Zylyftari ne korrik te vitit 2000. Gjate operacionitku mbeti i vrare kolonel Arben Zylyftari u vra edhe i ati i vellezerve Bahri Tafili i kerkuar per vrasje. Emrin e Arben Zylyftarit e mban sot Akademia e Rendit ne Tirane.