Po plackitin Shqiperine diten me diell
Ja disa afermacione te thjeshta aksiomatike ne leme te politikes e qeverisjes Nje qeveri ngrihet nga partia apo koalicioni fitues ne zgjedhjet parlamentare. Qysh nga momenti qe koalicioni fitues merr formen e nje qeverie mbi bazen e nje programi i cili negociohet e miratohet me perpara nga faktoret politike te maxhorances vete qeveria kalon nen hyqmin e kryeministrit. shte ky i fundit qe e drejton qeverine dhe qe mban pergjegjesi per cdo gje qe sshkon brenda saj.
Kete ta thote logjika e thone teorite politike e thote ne menyren e vet dhe kushtetuta e Republikes se Shqiperise sidomos neni 102. Nje parti e koalicionit qeverises apo pergjithesisht nje faktor politik qe perfaqesohet ne qeverisje nuk mund te hedhe vickla e nuk mund te mbaje nen presion as qeverine as qeverisjen dhe as kryeministrin. Partite e koalicionit kane nje ze persa kohe nuk eshte rene dakord mbi formulen e perfaqesimit ne qeveri mbi emrat qe do te jene pjese e kabinetit dhe mbi programin qeverises. Me tu rene dakord mbi keto gjera partite e faktoret brenda maxhorances behen pjese e orkestres se qeverisjes se dirigjuar nga kryeministri mbi bazen e marreveshjes se bere mes paleve dhe mbi bazen e ligjeve te shtetit. Mund te behen te gjalle e mund te ngrejne zerin vec nese dirigjenti u nderron papritur e papandehur partiturat programin apo nese dirigjenti vendos tu nderroje veglat pozicionin e rolin instrumentisteve ministrave pa u kerkuar nje mendim ketyre te fundit. Ne rrethana te tilla partite e koalicionit mund edhe te largohen nga qeveria e nga qeverisja.
Kjo po ndodh ne Shqiperi Jo po ndodh e kunderta. Jane instrumentistet po i mbetem paraboles se orkestres qe bejne cu ka enda dhe dirigjenti as qe e ve ujin ne zjarr. Do te ishte interesante te lexonit me kujdes nje fragment te intervistes qe Ilir Meta ka dhene para dy ditesh fragmentin qe u eshte derguar te gjitha gazetave te cilat e kane publikuar en bloc si te ishte fjala per ca komandamente te up-date-uara biblike sidoqofte kjo eshte puna dhe avazi i gazetave. Ne kete interviste ka nje moment ku Metes i duhet te shpjegoje zanafillin e sherrit me Priftin. Po ua sjell germe per germe ate fragment te fragmentit qe ilustron me mire parabolen e cakorduar te orkestres. Tok me pyetjet e gazetarit
Gazetari fare sfunksionoi mes jush dhe Priftit
Meta Nuk ezgiston asnje debat mes meje e Priftit....
Gazetari Por ju e keni larguar zotin Prifti.
Meta Jo nuk behet fjale per largim. shte rikompozim i qeverisjes. Kisha presion nga struktura te LSI-se qe ta lija Ministrine e Jashtme.
Gazetari Perderisa ishte ky presion pse su larguat fare nga qeveria
Meta Vendimi u mor ne funksion te nje pune me te mire me LSI-ne.
Gazetari Pse nuk u be rikompozimi me mirekuptimin e Priftit
Meta I kam bere te gjitha perpjekjet per mirekuptim
Gazetari Si ka punuar Prifti si minister
Meta Skam verejtje.
Gazetari fare bisede bete me Priftin
Meta I kam thene te benim nje rokade por ai kish probleme me avionin. Etj. Etj.
E shihni Keta jane dy ministra te cilet tregojne se se kane per gje ti nderrojne portofolet e poltronat sa here te duan. Nuk permendin fare kryeministrin i cili eshte boss-i i tyre dhe me te cilin e kane per detyre te konsultohen ngaqe eshte bash ai qe do ti vere vulen ketyre levizjeve. Jo jo as qe behet fjale. Mjafton qe keta te dy te merren vesh me sho-shoqjn e keshtu puna quhet e mbaruar dhe hesapi i qeruar.
Ti kete mbetur qejfi valle kryeministrit eshte ajo fjale Mund te duket bajagi e cuditshme se si nje kryeminister mund te mos e vrase mendjen fare qe dy ministra te tij jane duke negocjuar nje rokade postesh mes tyre por kjo eshte e vertete. Edhe sikur te supozonim se kryeministri nuk ka ditur gje mbi keto negociata xhambazesh supozim kot me kot ngaqe e dine te gjithe qe Prifti e ka informuar ne vijimesi ne dime qe ai eshte informuar me pas. Meta e Prifti jane zbrazur gjithe keto dite. E si ka reaguar kryeministri Ne menyren qe pritej. Tha se nuk perzihem ne punet e LSI-se qyshkur punet e qeverise qenkan punet e LSI-se dhe tha pak me pas se maxhoranca eshte solide. E kuptoni Ministri i jashtem i republikes sone e nxjerr postin ne ankand madje me keq se sa kaq ia ofron ate nje medemek harvardisti dhe kryeministri thote se kjo eshte pune e LSI-se. Shyqyr qe ky medemek harvardisti kish frike nga avionet
Shpjegimi i reagimit te qete e gazmor te kryeministrit ne keto rrethana merret lehte me mend. Askujt ne qeveri nuk i intereson se cfare ben tjetri. Secili ka hesapet dhe interesat e veta te cilat mund ti kuroje i pashqetesuar nga te tjeret. Me ndonje kusht am. Kushti qe ministrat kane per njeri-tjetrin eshte kur u ndane keto na rane prandaj askush te mos i hyje ne hise tjetrit. Ilir Meta i cili kuptoi se nuk i kish bere hesapet mire dhe i cili ne ndryshim nga Prifti qe mendon vec per sot mendon dhe per neser donte ta prishte kete kusht. Dhe ketu plasi sherri te cilin Berisha ka dashur ta mbaje si nje bombe implosive qe plas brenda vetes. Por qelloi te ishte nje bombe eksplozive.
Berisha nuk i ka dashur keto sherre. Madje ka qene i sigurte qe vetem sherre nuk do te kete. E pse duhet te kete Te gjithe bejne placke per hesap te vet dhe secili mbrohet nga Berisha secili eshte mendjefjetur se ka Berishen si nje kemishe imunitare apo impunitare. Po pse keshtu Kaq Budalla eshte Berisha Jo Berisha eshte me i mencuri nga te gjithe ngaqe e di se per ti mbrojtur mire e mire do ti duhet tu kerkoje voten per te uzurpuar te gjitha institucionet e do ti duhet tu kerkoje mbeshtetje ne te gjitha prapesite e veta parlamentare e jashteparlamentare per hesape qe shkojne pertej therrimeve korruptive me te cilat kenaqen ministrat. Kur vjen puna per te bere placke Berisha ua kalon te gjitheve. Ai eshte leshuar si kurre e si askush ndonjehere eshte leshuar me kuc e me mac. Te gjithe e dine kete gje por me implikimin korruptiv qe u ka bere dhe me mbrojtjen qe u ofron Berisha eshte siguruar qe smund ta hapin gojen per te e per te vetet.
Ky eshte sistemi qe eshte ngritur keto njezet vite. Kjo eshte finalja e tranzicionit shqiptar pas te cilit une personalisht nuk jam ne gjendje te di se cfare vjen. Ndoshta nuk vjen asgje. Kjo do te thote qe do te vijoje ky tranzicion. Tranzicioni i plackitjes se Shqiperise.
P.S. Sa me siper ne menyre te permbledhur thashe se pushteti i sotem eshte korruptuar deri ne indet e veta. Doni ta mbyll me nje afermacion tjeter aksiomatik Nje pushtet teresisht i korruptuar komandon vendin krejt i pashqetesuar vec ne nje rrethane kur opozita eshte po kaq e korruptuar. Sic
Marre nga Res Publica