E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lindja Ime Lis Bukuroca

Shkruaje daten muajin dhe vitin tha gruaja e pare.
Nuk duhet tha e dyta shkruaje Shemitri kjo mjafton. Djale qenka oh sa mrekulli bertiten grate njezeri. Pernjehere pash disa koka qe me veshtruan ndermjet kembeve. Nga gezimi qe pashe ne fytyrat e tyre kuptova se paskesha lindur me vegla te mira dhe shume fitimprurese ne kete jete vegla per krenari dhe te liruara nga paragjykimet qe sigurojne nenshtrimin e atyre qe nuk i kane. Megjithekete u habita dhe nuk kuptoja pse para se te me shikonin ne fytyre m i ngulen syte mu poshte dhe mbylla syte nga turpi. Ketu mendova se paskesha ardhur ne nje bote te mrekullueshme ne nje bote ku mjafton te lindesh me hashim dhe t i kesh punet mire.
Me ne fund u degjua nje ze.
U befte doktor tha zeri tjeter.
U befte hoxhe shtoi zeri i trete.
M i jep gersheret tha nje grua e trashe qe me mbante ne dore.
E pata thash me vete. Tani me infektojne me ato gershere te ndryshketa dhe ia plasa vajit. Askush nuk ma vuri veshin. Aty kuptova se protesta paqesore nuk bente shume pune ne shtepine time. Madje njera grua tha le te qaje eshte me mire keshtu i forcohen muskujt...
Ngadale u degjua nje ze i bute dhe me plot bashkendijesi. A nuk shihni sa i brishte qe eshte
Kush me mbron mua pyeta me vete. Pse eshte e keputur kjo grua sa dhimbje perjetoi per te gjemuar me ate ze te shterur
Jepja mamit tash tha nje grua duke ia marre tjetres gersheret nga dora. Ajo me mori mbi gjoks si nje kupe me veshtroi me lot ne sy dhe me puthi ne faqe.
Ne dhome nje qilim me plot vizatime ne mes te dhomes nje kazan i varur nga dilte avulli. Ne mur nje cifte e varur. Nga jashte vershonte drita brenda qe me vriste shikimin gjersa dicka e bardhe floke-floke binte nga qielli.
Uh sa i keq tha gjyshja e pare. Krejt si daja edhe hunden e paska te madhe mu si ai.
Jo jo tha gjyshja e dyte hunden e paska si sqep shqiponje tamam hunde shqiptare hunde malesori kerrabe a nuk e sheh I bukur si daja. Mu keshtu edhe duhet shtoi ajo.
Jo tha nje grua tjeter krejtesisht si babi vetem syte nuk i paska te kalter...
Oh xhuxhi i halles tha tjetra duke u perkulur prane qenke krejt si gjyshi...me perjashtim te hundes shtoi ajo dhe u ule ne minder duke i rrudhur buzet. Biseda e gjysheve dhe hallave nuk pushonte dhe here i ngjaja babit here dajes here isha nje kompozicion i gjyshit nga nena dhe i gjyshit nga babi pastaj si gjyshja nga nena pastaj si gjyshja nga babi pastaj si mami here askujt. Vetem veglat nuk dihej se kush i kishte si te miat. Ato nuk i krahasonin perndryshe m i analizuan te gjitha gjymtyret njeren pas tjetres. U deshperova rende duke menduar se kisha thyer te gjitha rregullat e lindjes dhe tolerances se kopjimit. Ky zhgenjim me nxiti te lotoj edhe me shume dhe caravesha gojen. Aq sa me shikonin aq me shume shumoheshin krahasimet dhe moren tatepjeten ne fund dola beter si askush beter sa s behet me
Ne kete cast vrapuan dy vogelush ne dhome.
Mami ku e more kete bebe pyeti motra.
E gjetem ne kopsht iu pergjigj mami.
Jo jo te kungujt tha nje grua tjeter a nuk sheh sa koke te madhe qe ka kryengull dhe u qesh me te madhe. Mami me shtrengoi lehte prane vetes.
Djali i dyte I lindsh dhjete sa bukur ti je fisnike e vertete i tha gjyshi mamit. Mami nuk foli por vetem buzeqeshi ne shenje falenderimi. Derisa ajo ishte shtatzene kishte jetuar ne nje ankth dhe trishtim te perditshem. Here i thoshin se forma e barkut tregonte se do te linde djale here po ajo forme deshmonte se do te lindte vajze. Te ne ne malesi vrasja ishte e rendomte dhe ishin vrare shume burra dhe keshtu ne fisin tone gjithmone mbijetonte nje djale per ta vazhduar lozen. Kanuni na mesonte kur te vrasim si te vrasim dhe pse te vrasim shqiptare. Prandaj detyre kryesore e mamit ishte te lindte sipas nevojes se fisit djem sa me shume djem jo sipas qejfit dhe rastesise por sipas nevojes dhe kerkeses. Mami kishte gabuar me lindjen e pare dhe kishte sjelle ne bote nje vajze pastaj pas kercenimeve te shumta dhe pakenaqesise te theksuar kishte korrigjuar gabimin dhe kishte lindur nje djale.
Gjersa babi me shikonte nga largesia u afruan dy plaka ngriten perseri mbulesen dhe me peshtyn te veglat tfu tfu tfu heh tash nuk e kap me syri i keq tha njera prej tyre. Sapo ra terri ndezen nje llambe gazi dhe nuk pushonin vajtje-ardhjet. Ma ngrinin koken ma ulnin perseri fusnin dicka brenda dhe e lavderonin mamin pse kishte ditur te lind si duhet e nuk kishte bere si disa gra te pafytyra qe kishin lindur nga tete e nente cika derisa kishin lindur nje djale. Kjo ishte edhe arsyeja pse me fusnin leke nen jastek. Sa lehte po fituakan leket thash me vete. Kaq i vogel e me japin aq shume leke po a thua sa m i falin nese ia tregoj katundit kur te rritem Gjyshi beri shenje me koke dhe babi mori ciften nga muri doli ne oborr dhe shtiu dy here. Djali i dyte. Babi kishte mbetur vet sepse partizanet serb ia paten pushkatuar vellane...
A ia keni futur revolen nen koke pyeti gjyshi kur babi mbylli deren pas vete. shte mashkull dhe duhet ta mbroje oxhakun. Babi vari pushken mori dicka nga dollapi dhe ia leshoi mamit ne dore. Mami beri sikur po e fuste nen koken time dhe e shtyu tutje.
Po emrin
Kurt te stergjyshit Kurt ka vite qe nuk kemi pagezuar femije tha nje halle...
Jo Kole tha plaka tjeter te stergjyshit nga nena. Ai ishte i mencur shume i mencur perseriti ajo duke i veshtruar te pranishmit dhe duke kerkuar pajtimin e tyre...
Jo se ata ishin llatin katolik u degjua zeri i nje plaku ne dhome eshte marre...
E gjeta e gjeta tha halla tjeter MURAT Si sulltan Murati.
Jo jo kuku per neve... Murati eshte turk pastaj na ka pushtuar nuk ben eshte haram u degjua nje ze tjeter. Une i currova veshet dhe prisja ne cilin kontinent do te ndalen.
mendoni per Naser tha kusheriri i babit xha Mahmuti duke hyre ne dere dhe u ngriten te gjithe. Me beni kete nder shtoi ai derisa po ulej. Naseri eshte shok me Titon. Tito na done shume neve...
Ashtu u befte e nderpreu gjyshi. Babi nuk foli. Mami ofshani. Pas pak ia sollen xha Mahmutit gersheret e vjetra dhe ai m i preu pakez floket.
Ti do te behesh kryetar une jam kumbari jot me tha ai duke me pare ne sy. Sigurisht revolen e ke nen koke sipas zakonit dhe mund ta mbrosh kolltukun sic bejne burrat e vertete.
A s ishte me mire nje emer shqip pyeti mami me gjysme ze. Babi e veshtroi me nje shikim kercenues dhe asaj nuk iu degjua zeri me. Atehere grate kishin te drejta te mendonin por jo te diskutonin e aq me pak te benin propozime e diskutime. Madje as per te menduar nuk kishin shume kohe por duhet te punonin me veshe te curruar se nevojiteshin per sherbime dhe duhej te plotesonin cdo kerkese. Ne cdo cast. Diten dhe naten.
Ky emer nuk me pelqeu aspak. Do te protestoj ashper me kembengulje dhe ia plasa te qarit. Po qe se nuk ma nderroni emrin thash me vete nuk do te le njeri te beje gjume. Qava qava e qava. Para se te shkonin ne shtrat Babi u ngrit dhe bertiti mbylle ate pocke se te hodha nga ballkoni I pash dy sy te kalter e kercenues qe me shpejtuan pulsin e zemres nga frika e madhe. Ketu u habita por pas krenarise u perballa me realitetin fluturues.
Shko shpejt ne nevojtore i tha dikush halles se trashe qe e therrisnin bullgare per shkak te mrrolave dhe karakterit te keq qe kishte. Pas disa casteve ajo u kthye me nxitim me nje shishe ne dore.
T ia lajme syte me uje qenefi se e kane marre mesysh E keqja luftohet vetem me te keqen shtoi ajo.
Pas nje jave vendosa ta ndryshoje menyren e kundershtimit nuk do te pi qumesht me Tere diten bera balle. Nena kishte frike se po vdisja dhe me rrinte afer. Aty nga mbremja erdhi mesuesi i fshatit dhe kur i treguan ai u mendua ca dhe tha kjo eshte greve urie nuk di si ta shpjegoj ndryshe dhe m u afrua ne fisin tone askush nuk brengoset nese ti vdes nga uria. Mos u merr me keso budallalleqe me tha ai. Ky ishte ballafaqimi i dyte me boten reale.
Perseri ia nisa me vaje sepse me lehte ishte te qaja se te beja greve urie dhe pas nje jave babi me tha degjo ti qaraman ti nuk e meriton kete emer prej sot do te quhesh Qaraman. Une pushova me mire Qaraman se Naser thash me vete. Se paku shqip. Te nesermen kuptova se isha mashtruar kur degjova vellane duke thene Sa i vogel Naseri
Ne moshen shtate vjecare motra duhej te shkonte ne shkolle. Nje jave para se t ia niste mesimi babi e pyeti mamin per datelindjet.
ika ka lindur ne mes te veres para shtate vjeteve tha ajo pasi u mendua pak. Djali i pare nja gjashtembedhjete muaj me vone nja dyte jave para Dites se Madhe. Dita e Madhe ishte Krishtlindja qe po festohej te ne akoma pa ditur se nuk ishte feste myslimane...
Po sa vjet i ka pyeti babi duke humbur durimin...
Duhet t i beje pese tha ajo. Naseri ka lindur ne Shemiter vazhdoi mami kurse cika e dyte ...
Heh fisnike hej dhe ti mendon se i mbaj ne mend deri te Gjendja Civile tha babi dhe u nise.
Per ta thjeshtesuar regjistrimin te Gjendja Civile babi i tha ofiqarit se cdo femije ishte dy vjet me i vogel se tjetri duke u nisur nga femija i pare. Mirepo ketu doli nje gabim motra ime e vogel nuk mund te kishte lindur edhe pse ajo ishte e gjalle kurse mami ishte perseri shtatzene. Ofiqari mori nje leter dhe nisi t i largoje nga njeri tjetrin per gjashtembedhjete muaj perafersisht sic tha mami dhe datelindjet i zgjodhen me ofiqarin.
Po po pese eshte numer i mire tjetrin shkruajeni pesembedhjete tjetrin njezetepese dhe ciken e fundit tridhjete tha babi pak i lehtesuar se u gjet nje zgjidhje.
Nuk ben tridhjete tha ofiqari duke ngritur koken.
Si nuk ben pyeti babi gati i shqetesuar.
Nuk ben se muaji fror kishte vetem 28 dite tha ai gjersa shkruante. Ne fund u moren vesh ta shkruanin motren e vockel me 28 fror...
Sa me shume ikte koha aq me shume m u ngjit emri. Pastaj u shperngulem nga malesia ne qytet dhe braktisa lodrat e mia pellushet e vertete. Nuk kisha ari te vogel per ta perqafuar naten dhe per te fjetur me te por luaja me arinjte e vegjel e te vertete qe dilnin nga mali. Edhe me lepuj. Me kelysh. Me qengja. Madje nje here isha takuar me ujkun e vertete balle per balle dhe nuk ia pata leshuar rrugen. Ai me pat shikuar bukur gjate ne sy por ku pa se une nuk po largohesha tundi bishtin dhe iku. Edhe ne qytet nuk ishte shume ndryshe nga malesia. Ne djemte qe kishim pasur fat te lindemi me vegla te mira dilnim kur te donim ne qytet nderkaq vajzat kishin truproje te armatosur me vete. Bukuroshet zakonisht ruheshin nga nje vella i cili shume here mbushte xhepat me gure dhe kush ia shikonte motren fitonte nje gunge ne koke Kjo ishte epoka e gurit sepse guri sherbente si arme fillestare pasonin grushtet dhe ne rast nevoje revolet.
Nje dite i thash babit se dua ta nderroje emrin. Ngriti koken e me pa drejt ne sy duke sjelle koken. Duhet ta pyesim xha Mahmutin. Nuk mund te anulohet kumbaria. E di cfare karakteri ka ai per te mos thene nuk ka fare. Ne i kemi bere nje nder dhe nuk ben. Ai ne fillim as nuk deshi te bisedoje. Babi thirri edhe nje mik per te cilin kishte xha Mahmuti shume respekt dhe na ulen ne tryeze.
Ti po me lodh shume tha ai. Emri nuk mund te nderrohet si corapet por une jam gatshem te beje nje leshim meqenese nuk done te quhesh si miku i Jugosllavise do te pranoja te quhesh si miku i Shipnise Mao Cedong.
E shikova i merdhezur mendova ta kap per fyti e t i them se sa i pashpirt qe ishte por ndermjetesuesi nderhyri per ruajtjen e atmosferes biseduese. Dola jashte te marre pakez ajer dhe u ktheva.
Mire do te quhem si deshironi ju por jo teresisht si ai por shqip psh. BUNG...
Nuk pajtohem tha plaku akoma pa mbaruar une mendimin. Mund te quhesh me nje emer ku gjendet shkronja c. E kam merak kete germe p.sh. CUNG. Une nuk kisha mendim te mire per kete shkronje me dukej disi perverse sepse ne shume gjuhe ndryshonte here behej c here ngaterrohej me q here lexohej si k here e kombinuar prodhonte sh here mbetej c here behej s me nje fjale me dukej shkronje e dhunuar. Kisha pershtypjen se i mungonte gjinia e vertete dhe ishte disi transvestite perverse shkronje e lazdruar...
Kjo me duket shume kinezisht i thash me shpejtesi ndermjetesuesit. Cung do ta pranoja por cdo njeri do te mendonte se jam kinez.
Ndryshe nuk bene tha ai dhe u ngrit duke braktisur tryezen e bisedimeve. E veshtrova ndermjetesuesin ai nuk foli fare.
Shqipo i bertita pa respekt. Naseri ka vrare dhe debuar gjithe shqiptaret nga Egjipti ky emer me humb identitetin kombetar...Detyroje iu drejtova ndermjetesuesit.
Heh psheretiu ai. Nuk kam interes. Nuk ben provo edhe ndonje here une perkrah fuqishem kerkesen tende paqesore. Shume fuqishem Me force e perkrah ate
Ne maj shkova ne malesi dhe ne fshatin tone nuk gjendeshin me as germadhat e shtepive. As rrasat e gureve me te cilat qene ndertuar shtepite. Bukuroca e Keqe qe quhej e keqe per t u dalluar nga Bukuroca tjeter qe gjendej ne rrafshine ishte zhdukur edhe me emer. Krejt ishte shnderruar ne livadh. U ula nen hijen e nje lisi dhe aty m u kujtuan shume ngjarje. Nuk dija i kisha mbajtur une ato ne mend apo i kisha degjuar shume here por pash veten te vogel e gati lakuriq duke vrapuar neper bare. Nje lepur kercente mbi barin e larte dhe nja dyqind hapa larg tij ne dalje te malit tundte koken ujku nga mizat. U shikuam me ujkun nga larg sy me sy si dikur. As ai nuk uli shikimin as une. Ujku im qe nuk braktise kurre atdheun thash me vete. Me veshtroi edhe ca ashtu me veshtrim te fiksuar shkundi koken dhe iku ne mal...
Nen hijen e ketij lisi ishin pajtuar gjaqet apo ishin marre vendime per te vrare. Per t u mbrojtur nga turqit nga serbet apo nga maqedonet. Ky lis ishte deshmitar i shume historive dhe tragjedive ne cepin e larget te Shqiperise se copetuar e Shqiperise qe tani nuk quhej me Shqiperi...
Ne Gjermani isha lodhur me kete emer. Askund nuk shihesha si shqiptar mjaftonte ta lexonin emrin tim dhe te me pyesnin per temperaturen ne Arabi per piramidat per gurezimin e grave... Madje njeri qe njoha ne tren derisa po shkoja per Berlin me tha Zoti Aliu na sulmoi Bin Laden...Ky ishte ballafaqimi i trete me boten reale mes identitetit dhe zhdukjes teresore...
Dhe aty ashtu i mbeshtetur per lisin e gjate duke menduar ne emrat Bung e Cung vendosa te quhem LIS mu si lisat e malit tim. Fshiva lotet dhe thash une jam LIS BUKUROCA dhe ndjeva nje ngazellim nje clirim te madh shpirteror dhe mora fryme thelle. U clirova nga Perandoria Osmane ne vitin 2010 u clirova edhe une me shume vonese ndoshta i fundit por se paku me nje emer qe e meriton edhe guri i varrit...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›