E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arratiset nga paraburgimi i Shën Dhimitrit në Greqi një shqiptar

Një shtetas shqiptar ka mundur të arratiset nga ambjentet e paraburgimit të Shën Dhimitrit në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës ku shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur është arratisur nga ambjentet e paraburgimit në rrethana ende të paqarta.

Mësohet se shqiptari ishte arrestuar nga policia greke pasi akuzohej për një seri grabitjesh.

Ndërkohë policia greke ka rrethuar gjithë zonën dhe po vijon kërkimet për kapjen e shqiptarit.

Kjo nuk është hera e parë që shqiptarët arrijnë të arratisen nga institucionet e policisë apo nga ato të vuajtjes së dënimit.

Vetëm disa muajmë parë 11 shqiptarë u arratisën nga burgu i Trikalas në Greqi për të mos përmendur këtu edhe arratisjen spektakolare në 2009-ën të Alket Rizait.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›