E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha:Respektojmë çdo limit kohe në ndërtimin e rrugëve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha i është përgjigjur sot akuzave të këshilltarëve të majtë se nuk respektohet afatet kohore gjatë ndërtimit të rrugëve në kryeqytet.

Ndërsa ka inspektuar punimet e rrugëve në një bllok banimi pranë Tufinës, Basha theksoi se Bashkia vijon punën për ndërtimin e rrugëve duke respektuar afatet.

Kuptoj pezmatimin e këshilltarëve të Ramës, se koha e punimeve s’respektohet sipas projektit. Ne vazhdojmë  të punojmë duke respektuar çdo limit kohe. Rrugët janë të amortizuara, do të punojmë për asfaltimin e tyre, me trotuare 2-3 m të gjera tha Basha.

Sipas Bashës punimet e rrugës në zonën e Tufinës do të zgjasin 10 muaj ndërsa nuk do të mungojnë hapësirat e gjelbra në këtë zonë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›