Berisha në Lezhë:Do e faktoj me listë ndërtimin e 10 mijë km rrugë
Kryeministri Berisha ka inaguruar sot rrugën Shën Koll-Tale-Hidrovor në Lezhë, rrugë me një gjatësi mbi 6 kilometra dhe vlerë investimi 136 milionë lekë.
Në fjalën e tij, kryeministri Berisha premtoi asfaltimin e çdo kilometër rrugë në qarkun e Lezhës ndërsa i është përgjigjur edhe akuzave të opozitës për rrugët e ndërtuara.
“Unë jam këtu për të zotuar se në Lezhë 4 vitet që vijmë do të ndërtojmë çdo km rrugë. Ne kemi ndërtuar 10 mijë km rrugë dhe do nxjerrim listën km për km për të faktuar ata që i mohojnë. Kemi ndërtuar shumë e shumë të tjera. Unë jam i vetëdijshëm se kemi prap shumë punë për të bërë, kemi infrastrukturë të rëndësishme për të ndërtuar. Është e domosdoshme të ndërtojmë autostradën Shkodër-Milot, të ndërtojmë rrugë në 4 anët e këtij qarku tha kryeministri.
Kryeministri Berisha premtoi gjithashtu investime të mëtejshme në energji ndërsa shtoi se motoja e demokratëve është ecja përpara drejt zhvillimit dhe integrimit të vendit.
Ne kemi zgjedhur moton tonë përpara sepse ne duam të ecim me shpejtësi drej infrastrukturës rrugore, drej mirëqënies më të madhe, drejt integrimit më të shpejtë. Por në memorien tonë janë të freskëta orët e zgjatura pa energji, situata e furnizimit me ujë të pijshëm, kur pensionistët merrnin 3400 lekë pension, kur rrugët ishin të shkatërruara dhe nuk kaloj nëpër to. Sot unë shëtis, vizitoj zonat rurale ku fermerët kërkojnë furnizimin me energji pasi fermat e tyre po shndërrohen në biznese. Unë ju garantoj ju se ne do të investojmë që fshati më i largët të marrë enegjinë si në lagjet e qytetit tha Berisha.
Ndërsa u kërkoi votën lezhianëve por edhe të gjithë shqiptarëve, kryeministri nuk la pa sulmuar edhe opozitën.
Po shkojmë drej 23 qershorit. Të rinjtë dhe të reja, gratë dhe burrat e këtij qarku, qytetarët e mrekullueshëm të Lezhës e kanë provën e madhe. Çdo qytetar i këtij qarku dhe mbarë kombit shqiptarët presin nga ju mandatin e artë, mandatin e pestë. A ju kujtohet ju kur me Pal Dajçin para 10 vitesh na u desh tu themi atyre që djemtë e Mamurrasit edhe ua japin duat por ne jemi demokratë dhe besojmë tek vota. Me votën e Kurbinit i lamë në opozitë të paktën edhe 40 vjet të tjera. Le të ecim ne përpara, përpara tha kryeministri.