Arratisja 8 gardiane ne qeli
Ndonese efektivet e akuzuar si pergjegjes per zhdukjen e tij ne fillim te muajit ankimuan masen e Shkalles se Pare ajo e Apelit ishte e njejte per pjesen me te madhe te tyre.
Vetem shefi i sigurise se burgut te Lezhes Nazmi Demirxhi eshte lehtesuar nga gjykata pasi per te u vendos masa e detyrimit te paraqitjes ne prokurori deri ne fund te hetimeve. Ndersa nuk eshte pranuar kerkesa per lirim e punonjesve te toges se shoqerimit dhe mjekut te ketij institucioni Fatos Frangu. Kolegji i gjyqtareve te Apelit Shkoder me anetare Luan Dervishi Fuat Vjerdha dhe Musa Halili kane
degjuar pretendimet e paleve. Avokatet edhe pse e pranuan ligjshmerine e ndalimit me 2 tetor te punonjesve te burgut kerkuan caktimin e nje mase me te lehte sigurie. Ata e kane argumentuar kete kerkese me faktin se asnje prej klienteve te tyre nuk rrezikon largimin nga vendi dhe se me arrestin po u cenohet personaliteti pasi njihen si persona me pervoje te gjate pune ne sherbimet policore te burgjeve. Gjykata e Apelit kerkoi me shume detaje rreth ngjarjes se 2 tetorit qe nga momenti i daljes nga burgu i Shenkollit e deri ne konstatimin e largimit te te denuarit me 20 vjet burg Admir Tafili nga banesa e tij. Deri sot keta elemente mbeten te pasqaruar e madje dhe dje as organi i akuzes e as te akuzuarit nuk kane mundur te japin me saktesi dinamiken e ngjarjes. Ne fund te seances eshte caktuar lirimi i Demirxhiut ndersa ne burg pa afat mbeten Sabah Selmani Gjon Lleshgega Alban Martinaj Gjok Marku Viktor Jaku Gazmir Oku Gjeg Gjeci dhe Fatos Frengu. Pas arratisjes se te denuarit Tafili u arrestuan 10 punonjes te burgut por diten e mases se sigurise u la i lire vetem shoferi i toges se shoqerimit. Vec avokateve mbrojtes ne krah te punonjesve qe mbeten ne burg ka qene dhe kryetari i Sindikates se Sherbimeve Policore Valentin Macaj. Ai beri nje deklarate per shtyp duke kerkuar lirimin e menjehershem te 8 efektiveve. Keta ne burg nuk jane fajtoret e vertete. Kerkoj dhe bej thirrje qe te denohen ata qe kane faj sepse lepuri nuk fle tek keta punonjes te policise por diku tjeter. Duke theksuar se po behet padrejtesi ndaj tyre Masaj thote se ne emer te sindikates u kerkon vendosjen e drejtesise per keta police Kryeministrit Berisha dhe kryeprokurores Rama. Ne kerkojme anulimin e urdhrit per lirimin nga detyra te 8 policeve. Ne baze te ligjit kerkoj vetem pezullimin e tyre deri ne 3 muaj pa te drejte rroge dhe jo te flaken ne rruge e te mos kene te drejte rroge me te cilen ata mbajne familjet e tyre perfundoi Macaj.
SHKODER/ RITVAN DIBRA