E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arratisja e Tafilit Apeli le ne burg 7 policet

28/10/2010Vetem shefi i sigurise Nazmi Demerxhiu lihet me detyrim paraqitjeje

Kryesindikalisti i policise Te nderhyje shteti efektivet te pafajshem

Gjykata e Apelit Shkoder ka marre ne shqyrtim dje per 6 ore ankimimin e punonjesve te burgut te Shen Kollit te Lezhes ndaj vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare te ketij rrethi. Gjate seances se djeshme trupi gjykues i perbere nga gjyqtaret Luan Dervishi Fuat Vjerdha Musa Haliti vendosen rrezimin e kerkeses te te akuzuarve per shperdorim detyre dhe lenien te fuqi te vendimit te dhene nga gjykata e rrethit gjyqesor Shkoder per burg pa afat per 7 efektivat toges se shoqerimit te burgut te Shen Kollit si dhe mjekun e ketij burgu. Nderkohe per shtetasin Nazmi Demerxhiu shef i sigurise se burgut te Shen Kollit eshte ndryshuar masa e sigurise nga burg pa afatne detyrim me paraqitje deri ne perfundimin e plote te gjykimit. Efektivat e toges se shoqerimit te burgut te Shen Kollit te Lezhes u arrestuan me daten 3 tetor te ketij viti nje dite pas arratisjes se shtetasit Admir Tafili. Nderkohe po diten e djeshme kryetari i Sindikates se Punonjesve te Sherbimit Policor te Shqiperise Valentin Macaj eshte prononcuar per mediat se kjo sindikate mbron efektivat e policise se burgut te Shen Kollit te cilet u arrestuan menjehere pas arratisjes se te burgosurit Admir Tafili gjate daljes me leje per disa ore. Kreu i kesaj sindikate Macaj ka theksuar se organet e Prokurorise dhe te policise duhet te kerkojne fajtoret e vertete te kesaj ngjarje pasi punonjesit e toges se shoqerimit nuk kane gisht ne arratisjen e shtetasit Tafili. Njekohesisht kreu i Sindikates se Sherbimit Policor Macaj ka kerkuar qe ti jepet fund denimeve kolektive ne kete rast. Nga ana tjeter Macaj e vleresoi te paligjshem vendimin e Drejtorise se Burgjeve per lirimin nga detyra te ketyre punonjesve te policise pa u vertetuar fajesia e tyre me nje vendim te formes se prere te gjykates. Edhe here te tjera kemi theksuar se lepuri nuk fle tek keta 8 police familja e te cileve po jeton ne kushte te mjerueshme qe prej ndalimit te kryefamiljareve pasi nuk kane te ardhura. I bej kerkese Prokurorise dhe Kryeprokurores Ina Rama qe te hetoje ceshtjen qe ne themel theksoi kreu i Sindikates se Policise Valentin Macaj. Nderkohe kryesindikalisti i policise nenvizoi faktin se punonjesit e policise punojne ne kushte te veshtira dhe pa shperblimin e merituar ne burgjet e vendit tone. V. Abdyli

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›