E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qindra ha toke ne Seman te permbytura

28/10/2010Fermeret kerkojne ngritjen e paneleve mbrojtese

FIER- Ujerat e lumit Seman vazhdojne te zhdukin cdo dite e me shume qindra hektare toke bujqesore te qarkun Fier. Situata alarmante vjen se fundmi ne zonen e strumit dhe pikerisht ne fshatrat Suk 1 dhe Arapaj. Me shume se 130 ha toke jane demtuar deri ne zhdukje nga dalja nga shtrati i lumit Seman. Nje fenomen i tille ka lene pa kohe bujqesore me shume se 200 fermere nje toke kjo e perfituar nga ligji 7501. Nderkohe ajo qe del qarte nga indinjata e fermereve te demtuar eshte fakti qe askush ne keto 20 vite nuk ka marre parasysh nje dem te tille duke e lene situaten te degradoje. Askush nuk ka marre mundimin te ndertoje panele per te bere mbrojtje ne hyrje te lumit duke bere qe te varferohemi cdo dite e me shume. Jemi ne nje udhekryq te madh. Pa nje cope toke per te mbjelle. Fati na e deshi qe ne te merrnim toka ne afersi te lumit por kjo sfide po na ben te falimentojme duke u dorezuar totalisht. Na ka marre lumi cdo pellembe toke ka vijuar Halit Gremi nje banor i zones. Nderkohe situata vazhdon te jete teper problematike per sa i perket argjinatures per te cilen duhet te rritet siguria ne rast te shperthimit dhe daljes nga shtrati te lumit. Banoret shprehen se cdo dimer ata vihen ne rrezik ndersa carja e argjinatures ekzistuese do te rrezikonte edhe zhdukjen e shtepive qe jane te vendosur ne kete zone. Pervec kesaj qe ne nuk kemi toka per te siguruar buken jemi te rrezikuar edhe ne banesa. Kemi vene alarmin disa here. Po mbytemi po rrenohemi po rrezikojme femijet por askush nuk na degjon. Ky shtet per ne eshte bere i pameshirshem. Jemi fare te pambrojtur. Kerkojme nderhyrjen e organeve kompetente sepse kur te na shfaros lumi do te jete shume vone per ne por edhe per te gjithe ata qe degjojne keto fjale te mia sot. Jemi ne rrezik ka deklaruar gjithe dhimbje Hamza Cepele nje tjeter banor. Nderkohe perballe ketyre sinjalizimeve rreqethese inspektori i komunes Strum Rrapi Tabaku pasi ka konfirmuar shqetesimin si te drejte eshte shprehur se komuna vete ka kerkuar prane Bordit te Kullimit dhe ministrise perkatese ngritjen e penelave ne zonat e rrezikshme por asgje e tille nuk eshte realizuar. Jemi ne dijeni te shqetesimit te banoreve i cili eshte me se i vertete. Ne kemi kerkuar po aq sa edhe banoret por deri tani nuk eshte bere asgje. Jemi ne pritje. Nderkohe u themi banoreve qe do te jemi ne mbrojtje te tyre ne cdo rast. Serish do te dergojme shkresa per te kerkuar nderhyrje. Komuna vete nuk ka asnje mundesi financiare te investoje per te shmangur kete fenomen ka deklaruar perfaqesuesi i komunes. Nderkohe fenomeni i shfarosjes se siperfaqeve ne kete zone ka rreth tre vjet qe ka prekur qarkun Fier cka sipas gjasave tregon se ne 10 vitet e ardhshme situata do te jete katastrofike. A. Damini

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›