Arratisja e Tafilit PS Te ike Basha

I denuari per plagosjen e nje zyrtari te larte te policise kishte marre leje te posacme per te takuar te afermit. Ndaj deputeti Taulant Balla tha se ministri Basha duhet te jape llogari per paaftesine e punonjesve te policise se burgut qe jane nen varesine e tij te cilet lejuan qe tu shpetoje nga duart nje i burgosur kaq i rrezikshem.
Sipas deputetit socialist ministri Basha por edhe Ministri i Drejtesise Nishani duhet te shpjegojne sesi ka mundesi qe ka marre leje te posacme per te dale nga burgu nje i burgosur per krimin e plagosjes se zyrtareve te policise
Deputeti Balla tha se degradimi i rendit publik nuk mund te parandalohet me shkarkime apo arrestime te perkohshme te zyrtareve te nivelit te ulet. Sipas partise socialiste pergjegjesia e drejtperdrejte qendron te ministri Basha dhe kryeministri Berisha.