E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Vendi ka ecur perpara

Kryeministri Berisha priti ne nje takim te vecante te rinjte federaliste europiane te cilet ndodhen ne Shqiperi per te marre pjese ne Forumin Rinor te Ballkanit Perendimor organizuar ne bashkepunim me federalistet e rinj shqiptare.

Sipas njoftimit te zyres se shtypit te kryeministrise Kryeministri Berisha u beri te rinjve europiane nje paraqitje te reformave te qeverise shqiptare ne kuader te integrimit ne Bashkimin Europian.

Gjate fjales se tij kryeministri Berisha theksoi se per promovimin e procesit te integrimit nuk ka promotor me te mire sesa te rinjte. Per kete qellim kryeministri u shpreh i gatishem per te punuar me shoqerine civile dhe organizatat rinore.

Ne perfundim te takimit te rinjte federaliste europiane i dorezuan kryeministrit Berisha rezoluten e miratuar nga ata ne forumin e te rinjve te Ballkanit me titull Levizja e lire NUK duhet te ndaloje ne kufijte e Bashkimit Europian. Kjo rezolute e te rinjve i drejtohet Parlamentit Europian dhe ministrave te jashtem te Bashkimit me qellim heqjen e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›