E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arratisja e Tafilit vale arrestimesh ne burgun e Shen Kollit

Arrestohen shefi i Policise Nazmi Demirxhoi doktori i burgut te Shen Kollit dhe tete policeve shoqerues ndersa eshte shkarkuar nga detyra drejtori i burgut te Shenkollit. Ky eshte vendimi i fundit pas arratisjes se nje dite me pare te Admir Tafilit ne Shkoder. Nderkaq uniformat blu vijojne ende kerkimet per gjetjen e tij. Tafili bashke me vellain e tij Gencin ndodheshin ne shtepine e tyre pas nje leje disa oreshe te marr nga burgu i Shenkollit

Admir Tafili eshte i denuar per vrasjen e mbetur ne tentative te shefit te krimeve ne komisariatin e Malesise se Madhe ngjarje e ndodhur ne vitin 2002dhe per te cilen u denua me 20 vjet heqje lirie. Ai ishte i shoqeruar nga punonjesit e policise se burgut dhe ka mundur te arratiset duke dale nga dritarja e shtepise se tij. Admir Tafili eshte vellai i Genci Tafilit i cili eshte denuar per vrasjen ish-drejtorit te policise se Shkodres Arben Zylyftari. Sipas Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve Tafili ka mundur te arratiset nga dhoma e gjumit ku po qendronte bashke me bashkeshorten. Me te marre njoftimin forcat e policise se Drejtorise se Shkodres kane ngritur postblloqe dhe jane vene ne kerkim te tij nderkohe qe eshte blinduar edhe kufiri me Malin e Zi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›