Arratisja,Dibra:Nuk është faji i burgjeve

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Gazmend Dibra, ka shfajësuar institucionin e tij për arratisjen e një dite më parë të Petrit Cakrrit, dëshmitar për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari. Kreu i burgjeve theksoi se arratisja e Cakrrit nuk është problem i burgjeve por i sistemit të drejtësisë në vend, duke nënvizuar se leja është dhënë konform të gjitha ligjeve në fuqi. Drejtori i burgjeve i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme që të ndjek këtë rast, ndërsa ka shtuar se Cakrri është shpallur person në kërkim. Më tej, Dibra ka deklaruar se dëshmitari, i cili braktisi burgun një ditë më parë tashmë shpallur person në kërkim, që sipas kreut të burgjeve, ka nisur një aventurë edhe pse është person me precedent.