PS: Rënia e fuqisë blerëse mbylli mijëra biznese
Partia Socialiste eshte shprehur e alarmuar se varfëria e amdhe në vend ka cuar në mbylljen e shumë biznesve të vogla. Shqetësimi është paraqitur nga nënskretari për programin në PS, Ilir Beqja
TIRANE-PS paralajmëron se mijëra biznese të vogla janë mbyllur pasi nuk përballuan dot listën e gjatë të borxhlinjve që merrnin mall pa patur mundësi për të paguar. Nënsekretari për programin në PS, Ilir Beqja bëri të ditur sot në një konferencë për shtyp se përkundër pretendimit të kryeministrit për rritjen dy shifrore ekonomisë në vend, të dhënat paraprake që vijnë nga qytetet kryesore të vendit dëshmojnë të kundërten.
“Në qytetin e Korçës janë mbylluar në vitin 2008 250 biznese të vogla. Në vitin 2007 kjo shifër ka qënë 120 biznese të vogla. Në qytetin e Fierit janë mbyllur në vitin 2008 155 biznese të vogla. Në vitin 2007 kjo shifër ka qënë 120 biznese të vogla. Në qytetin e Durrësit janë mbyllur në vitin 2008 600 biznese të vogla. Në vitin 2007 kjo shifër ka qënë 260 biznese të vogla, në qytetin e Beratit janë mbyllur në vitin 2008 94 biznese të vogla. Në vitin 2007 kjo shifër ka qënë 72 biznese të vogla”.
Sipas PS vetëm në këto 4 qytete të vendit janë mbyllur në vitin 2008 më shumë se 1000 biznese të vogla. 2 herë më shumë se në vitin 2007.
Beqja i cilësoi deklaratat e kryeministrit Berisha për rritjen e ekonomisë si retorikë kampion e demagogjisë dhe shembull të paaftësisë.
“Është rënia e ndjeshme fuqisë blerëse të familjeve shqiptare që bëri që këto biznese të vogla t'i shtohen numrit të njerëzve në nevojë”, cilësoi Beqja.
(d.b/BalkanWeb)