E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan:Qeveria,të punojë më shumë për burgjet

Qeveria, duhet të punojë më shumë për burgjet u shpreh ambasadori i KE-së, Helmut Lohan në prezantimin e projektit të burgjeve të reja dhe qëndrave të paraburgimit në Shqipëri Sipas Lohan KE-ja do të shohë si do të lëvrohen paratë e dhëna për burgjet dhe do të kërkojë vëmendje edhe për respektimin e të drejtave të të burgosurve. Nga ana e tij Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj është shprehur për arratisjen e një dite më parë të një të burgosuri nga burgu i Shënkollit. Numri një i drejtësisë theksoi se dhënia e lejeve është standard i mirë, por shtoi se ndonjëherë lejet nuk respektohen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›