E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrest lojtarit te Arsenalit dhunoi taksistin

Ylli i Arsenalit Xhek Uilsher eshte ndaluar nga policia per shkak te dhunes se ushtruar ndaj nje shoferi taksie. Policia e Londres e arrestoi mesfushorin 19-vjecar mes nje grupi shokesh qe kishin ndaluar taksine dhe kishin kercenuar se do te rrihnin shoferin. Taksisti 60-vjecar nuk ishte ne sherbim dhe i denoncoi djemte ne polici menjehere ku u sigurua dhe masa e ndaleses. Sipas tabloidit The Sun Uilsher dhe shoket e tij dyshohet te ishin nen efektin e alkoolit. Vetem nje deshmitar kishte arritur te zbulonte se njeri prej djemve ishte futbollisti i njohur i perfaqesueses angleze. Mund tiu konfirmojme se nje djale eshte arrestuar per thyerje te rendit publik thuhej ne deklaraten e policise.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›