Kroati Sasha Mus ne prove te Shkumbini
Pervec emrave te cilet jane konfirmuar tashme si pjese e Shkumbinit ne prove prej dites se djeshme eshte edhe mbrojtesi kroat Sasha Mus i cili luan ne rolin e stoperit. Futbollisti eshte 24 vjec dhe me pare ka qene pjese e skuadres kroate te Sesvetes. Kujtojme se ky futbollist ka qene nje prej te arrestuarve ne muajin qershor te vitit te kaluar ne Kroaci per trukime ndeshjesh. Para jo me shume se tri javesh ai erdhi edhe te Dinamo per prove por nuk e kaloi provimin e ish-trajnerit Luis Blanko. Gjithsesi trajneri i Shkumbinit Perparim Daiu akoma nuk ka pasur mundesine per te krijuar nje ide te qarte per futbollistin ne fjale dhe me pas te vendose per ti ofruar nje kontrate ose jo. Pervec tij ne prove eshte edhe portieri i ri Selaci i cili me pare ka luajtur ne radhet e skuadres e Beselidhjes ne Kategorine e Pare.