E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrest me burg Artenc ShehutAvokati: S'kishte qëllim ta vriste

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } Të tjera rreth shkrimit FOTO/31- vjeçari sot në gjykatë Vrasja e saldatorit Gëzim Karaj TIRANË - Gjykata e Tiranës dha sot masën e sigurisë arrest me burg për Artenc Shehun i cili akuzohet për vrasjen e saldatorit 60-vjeçar Gëzim Karaj më 28 gusht 2013 .

 Gjyqtarja  Vjollca Zaimi vlerësoi se arresti ishte i ligjshëm dhe pranoi kërkesën e prokurorit Erjon Imeraj për masën e arrestit burg.
 
Nga ana e tij 31 vjeçari nuk ka folur asnjë fjalë, vetëm ka dhënë gjeneralitetet, duke ia lënë gjithçka në dorë të avokatit.

“Klienti im nuk ka patur qëllim vrasjen.  Në trupin e viktimës nuk ka goditje, ndaj vrasja ishte pa dashje. Kërkoj një masë më të lehtë se arrest me burg pasi klienti im ka qenë pa precedentë penalë” - tha avokati Ardian Leka në emër të klientit të tij.  
 
“Jam kundër. Eshtë vrasje me dashje prej dhunës”- ka thënë prokurori Erjon Imeraj duke kujtuar se për veprën penale të "vrasjes si pasojë e dhunës" Kodi Penal parashikon deri në 20 vjet burg.

Pasi dëgjoi pretendimet dhe mori provat, gjyqtarja u tërhoq për vendim duke pranuar kërkesën organit të akuzës për mbajtjen në burg të Artenc Shehut.

ASKUSH NE SALLEN E GJYQIT
Në seancën e sotme të gjyqit nuk ka qenë asnjë nga familjarët e Artenc Shehut. As e dashura e cila sipas hetimeve u bë shkaktare e këtij krimi.   Në sallën e gjyqit nuk kanë qenë të pranishëm as familjarë të viktimës.

VRASJA ME 28 GUSHT
Krimi ka ndodhur mëngjesin e 28 gushtit pas një sherri banal, pasi e dashura e autorit u konfliktua me 60 vjeçarin se i kishte gërvishtur makinën.  Më pas ka shkuar dhe Artenc Shehu, i cili ka qëlluar 60-vjeçarin Karaj, duke i shkaktuar edhe vdekje. Sipas policisë viktima është goditur me grusht.
 
Ndërkaq ka reaguar edhe familja e viktimës, të cilët pretendojnë se Artenc Shehu ka qëlluar me levë mbi 60-vjeçarin, të cilit i ka shkaktuar plagë të rënda që i kanë marrë jetën më pas.

 
(Në Foto:Artenc Shehu sot ne gjykatë, duke marrë vlerësimin e masës së sigurisë)

Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›